LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 24 orëve, janë ngritur 103 aktakuza, kundër 122 personave për vepra të ndryshme penale

Gjatë 24 orëve, janë ngritur 103 aktakuza, kundër 122 personave për vepra të ndryshme penale

Në një njoftim për media nga prokurori i Shtetit thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 103 aktakuza, kundër 122 personave.

Siç thuhet në njoftim, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë 6 personave.


“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetri (103) aktakuza, kundër njëqindenjëzetedy (122) personave. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/