LAJMI I FUNDIT:

Gjashtëmbëdhjetë baballarët e famshëm që kanë djem të talentuar

Gjashtëmbëdhjetë baballarët e famshëm që kanë djem të talentuar

Fëmijët e prindërve të famshëm janë me fat: ata kanë lindur me një biletë për shoqërinë e lartë. Por gjithashtu, jeta e tyre mund të jetë e vështirë.

Mendoni për këtë, miliona sy kuriozë i shikojnë këta fëmijë, madje vërejnë çdo gabim që ata bëjnë. Por, njerëzit nga ky artikull ishin goxha të guximshëm kur zgjodhën profesionet krijuese dhe tani, ata duhet të durojnë krahasime të pafundme me baballarët e tyre.


Bright Side u frymëzua nga historitë e suksesit të këtyre të rinjve që arritën të gjejnë punët që u pëlqen. Ata nuk janë vetëm djemtë e këngëtarëve dhe shkrimtarëve të famshëm, por janë personalitete krijuese të vetë-mjaftueshme.

1. Val Kilmer dhe Jack Kilmer

Djali i një prej aktorëve më të pëlqyer në vitet e 90-ta, Val Kilmer, është Jack Kilmer. Ky djalë i ri ka vendosur të ndjekë hapat e babait të tij dhe tani është i angazhuar në filma. Ai ka qenë i përfshirë në më shumë se 20 filma dhe është model po ashtu.

2. Nicolas Cage dhe Weston Cage

West Cager është djali i madh i Nicholas Cage. Ky djalë i ri ka provuar të nis karrierën në aktrim, por akoma nuk është i përfshirë në ndonjë rol të madh. Sido që të jetë, Weston është një muzikant i talentuar. Ai ishte në bendin rock “Eyes of Noctum”.

3. Jack Nicholson dhe Ray Nicholson

Ray rrëmbeu shfaqjen, talentin dhe është karizmatik, sikurse babai i tij. Ky djalë i ri ka filluar që tani të shfaqet në filma dhe t’i drejtojë ata. Pavarësisht moshës, ai ka zgjedhur rolet e tij me menquri – dhe gjithë filmat që ka qenë ai janë vlerësuar në mënyrë kritike.

4. Robert Downey Jr. dhe Indio Falconer Downey

Djali i madh i Robert Downey Jr është shfaqur në kinema vetëm një herë, në fëmijërinë e tij kur ishte nëntë vjeç. Indio është pjesë e grupit të suksesshëm ‘Dose’ që ai e themeloi së bashku me mikun e tij. Ky i ri është tërësisht i përqendruar në karrierën e tij muzikore dhe ai nuk ka plan të shfaqet në filma.

5. David Beckham dhe Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham nuk e ka zgjedhur profesionin e babait prej futbollisti e as të nënës si një biznesmene. Ky i ri zgjodhi drejtimin tjetër, si fotograf profesional. Më poshtë, mund të shihni një fotografi të realizuar nga Brooklyn.

6. Jackie Chan dhe Jaycee Chan

Jaycee Chan lindi në Los Angeles dhe në moshën 20 vjeç, ai u largua nga SH.B.A. dhe u transferua në Hong Kong. Atje, ai ka arritur të bëhet një aktor dhe muzikant i njohur.

7. Jean-Claude Van Damme dhe Kristopher Van Varenberg

Duket se Kris nuk kishte shumë mundësi për sa i përket profesionit të tij të ardhshëm. Babai i tij është aktor dhe nëna e tij është trajnere e palestrës. Ky i ri ka studiuar artet marciale që kur ishte fëmijë dhe ai gjithashtu ka qenë në aktrim. Përveç kësaj, Kristopher prodhon filmat e të atit dhe shkruan skenare.

8. Tom Cruise dhe Connor Cruise

Fëmija i birësuar i Tom Cruise dhe Nicole Kidman, Connor, është shfaqur në filma disa herë, por ai zgjodhi të bëhej DJ. Ai performon në klubet e natës dhe është bërë mjaft i famshëm në mesin e fansave të muzikës elektronike. Ky i ri e do peshkimin dhe ai shpesh ndan rezultatet e udhëtimeve të tij të peshkimit me fansat.

9. Denzel Washington dhe John David Washington

John David Washington është një lojtar i suksesshëm i futbollit, por një dëmtim i dha fund karrierës së tij në sport dhe kjo është kur ai vendosi të luante në kinema. John David ka fituar disa çmime të mëdha filmike për aktrim në seriale TV dhe filma.

10. Gary Busey dhe Jake Busey

Në vitet e 90-ta, Gary Busey ishte shumë i pëlqyer për rolet e tij. Djali i tij, Jake është imazhi i babait të tij. Ai gjithashtu u bë aktor dhe duket shumë mirë si person karizmatik. Jake u shfaq në shfaqjen super-popullore ‘Stranger Things’.

11. Will Smith dhe Trey Smith

Trey është djali i madh i Will Smith, nga martesa e parë. Ky i ri është shfaqur në shumë klipe muzikore të babait të tij dhe ka luajtur role të ndryshme në filma. Por, ai u bë me të vërtetë i famshëm pas rolit në America’s Next Top Model.

12. Damon Wayans dhe Damon Wayans Jr.

Damon Wayans Jr. i është bashkuar për aktrim vëllëzerve Wayans; babai i tij dhe xhaxhai janë po ashtu aktorë të famshëm. Dhe Damon tanimë e ka dëshmuar se i përket klanit të Wayans. Ai kreu studimet në një shkollë arti dhe është duke përgatitur sensin e humorit në komedi të ndryshme si, “New Girl”.

13. David Bowie dhe Duncan Jones

Në fëmijërinë e tij, Duncan Jones ka ëndërruar që të bëhet një luftëtar, por ai u bë drejtor, skenarist dhe producent. Filmat e Duncanit janë vlerësuar shumë nga kritikët e filmit.

14. Don Johnson dhe Jesse Johnson

Don Johnson ishte një prej meshkujve më të pashëm të viteve të 90-ta, dhe djali i tij bëri të njëjtën gjë. Ai e do sportin, regjistron këngë, dhe gjithashtu shfaqet në filma të ndryshëm.

15. Pierce Brosnan dhe Dylan Brosnan

Dylan Brosnan së fundmi është shfaqur në premierën e filmit “Once Upon a Time in Hollyëood” përkrah babait të tij. Rezulton se ky i ri ka punuar si model për mjaft kohë dhe ai është gjithashtu një kitarist i shkëlqyeshëm që interesohet për artin modern.

16. Stephen King dhe Joe Hill

Djali i Stephan King ka shkruar libra nën emrin e rremë, Joe Hill. Emri i tij i vërtetë është Joseph King. Kur ishte në kolegj, Joe Hill filloi të shkruajë ngjarje të frikshme. Më vonë, ai lëshoi disa romane dhe krijuesit e filmave menjëherë blenë të drejtat për transmetimet në ekran. Librat e Hill shfaqen rregullisht në listat e ‘bestsellerëve’ të New York Times. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori