LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë persona hyjnë në banesën e një ukrainase në Prishtinë dhe ia marrin mbi 15 mijë euro

Gjashtë persona hyjnë në banesën e një ukrainase në Prishtinë dhe ia marrin mbi 15 mijë euro

Policia ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.

Siç njofton policia, gjashtë persona kanë hyrë në banesën e një ukrainase ku edhe i kanë vjedhur mbi 15 mijë euro.


“Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë 02.02.2024 – 22:15. Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se nga rasti nuk raportohet për të lënduar.

Rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/