Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit T.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Tentim vrasje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri T.N., rreth orës 21:40, pikërisht në një lokal në Gjakovë, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin-të pandehurin, E.M..
I njëjti, kishte dalë nga lokali, duke vërejtur që jashtë ishin duke u rrahur disa persona, aty e kishte parë të dëmtuarin-të pandehurin E.M., duke shtënë me armë brenda lokalit dhe pasi që ky i fundit del jashtë ku ka vazhduar duke u rrahur me disa persona të tjerë, i pandehuri, me armë zjarri gjuan fillimisht në ajër e më pas në drejtim të dëmtuarit-të pandehurit E.M, ku gjatë largimit të tij, në mes të veturave në parking ky fishek nuk arrin që ta godet.
I pandehuri menjëherë largohet nga vendi i ngjarjes, me ç‘rast dorëzohet në polici me datën 12.07.2021 .
Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Tentim vrasje”, nga neni 172, paragraf 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Po ashtu, i dyshuari T.N., më parë e deri më 11.07.2021, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar në stacionin policor.
Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragraf 1 i KPRK-së.
I pandehuri T.N., gjendet në ndalim nga data 12.07.2021, ndërsa i dëmtuari- i pandehuri E.M, gjendet në arrati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën