Dua Lipa gjithmonë i merr seriozisht koncertet dhe paraqitjet e saj skenike.

Sa herë performon ajo sigurohet që të shkëlqejë dhe të lë gjurmë në skenë.


Por, në performancën e fundit në O2 Shepherds Bush Empire ajo duket se u angazhua më shumë se që duhet.

Në një foto të publikuar në Instagram shfaqet dora e bateristit të saj William Bowerman, i cili u dëmtua gjatë performancës.

Dua u solidarizua me të duke përgëzuar për angazhimin.

Dua Lipa po vazhdon turneun e sak botëror me një seri koncertesh spektakolare. /Telegrafi/