LAJMI I FUNDIT:

Giroud takon tifozët e Milanit dhe u thotë se do ta fitojnë Scudetton

Giroud takon tifozët e Milanit dhe u thotë se do ta fitojnë Scudetton
(Foto: Twitter/AC Milan)

Olivier Giroud ka nënshkruar autografe dhe është takuar me tifozët e Milanit jashtë zyrave të klubit dhe u ka thënë se nuk ka dyshim që Rossonerët do ta fitojnë titullin.

Gjatë të hënës, francezin e kanë pritur disa tifozë jashtë zyrave te klubit dhe ai është ndalur për të biseduar me ta dhe për t’u dhënë autografe.


Siç transmeton Sky Sport Italia, njëri nga tifozët e ka pyetur sulmuesin: “A do ta fitojmë Scudetton këtë sezon?”.

Milani fiton derbin ndaj Napolit - garë e ashpër për kreun e tabelës
Lexo po ashtu Milani fiton derbin ndaj Napolit - garë e ashpër për kreun e tabelës

Futbollisti me përvojë është përgjigjur menjëherë: “Po, padyshim” dhe pastaj ka hyrë në veturën e tij i buzëqeshur.

Giroud i ka shënuar 11 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon duke përfshirë tre vendimtarë, ndaj Interit (dy) dhe ndaj Napolit (një).

Milani është lider në Serie A me dy pikë më shumë se Interi, por Nerazzurrët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/