LAJMI I FUNDIT:

Giresse: Qëllimi është vendi i dytë në grup, ndaj Qipros mund të luajnë edhe futbollist të rinj

Giresse: Qëllimi është vendi i dytë në grup, ndaj Qipros mund të luajnë edhe futbollist të rinj

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Qipros. 

Tekniku francez ka thënë se qëllimi i “Dardanëve” është fitorja në mënyrë që ta mbajnë pozitën e dytë në grup.


Giresse ka thënë se qëllimi i Kosovës është pozita e dytë në grup.

“Nesër e kemi ndeshjen e radhës. Qëllimi është që ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë. Gjendja momentale e ekipit është, Muric është lënduar në Irlandë të Veriut andaj nuk e di gjendjen e tij. Amir Rrahmani ka përmirësim por ende nuk e dimë a mund të luajë”.

“Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka tjetër, përveç lodhjes që është normale pas ndeshjes”, tha Giresse.

Tutje i pari i shtabit teknik të Kosovësm Giresse nuk e përjashtoi mundësinë që ndaj Qipros të luajnë edhe lojtarët e rinj.

“Unë mendoj vetëm për gjërat pozitive me lojtarët. Përgatitemi të kemi një rezultat të mirë. Prioriteti ynë është ta fitojmë ndeshjen, por mund të provojmë edhe lojtarë të ri në lojë”, tha ndër tjerash trajneri francez.

Kosova dhe Qipro përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ibrahimovic rikthehet te Milani

Zyrtare: Ibrahimovic rikthehet te Milani

Serie A
Zbulohet shoku më i mirë i Bellingham te Real Madridi – e ndihmon anglezin të mësojë spanjisht dhe gjëra të tjera

Zbulohet shoku më i mirë i Bellingham te Real Madridi – e ndihmon anglezin të mësojë spanjisht dhe gjëra të tjera

La Liga
Manchester United po synon transferimin e një ylli nga City

Manchester United po synon transferimin e një ylli nga City

Premier League
Liverpooli duhet ta thyej rekordin e transferimeve nëse dëshiron të nënshkruajë me Jarrod Bowen

Liverpooli duhet ta thyej rekordin e transferimeve nëse dëshiron të nënshkruajë me Jarrod Bowen

Premier League
Boksieri gjerman në gjendje kritike, u qëllua në qafë nga bandat në Berlin

Boksieri gjerman në gjendje kritike, u qëllua në qafë nga bandat në Berlin

Boks
Sancho drejt rikthimit në Bundesliga, Man Utd dhe Dortmund po përgatitin një shkëmbim të bujshëm

Sancho drejt rikthimit në Bundesliga, Man Utd dhe Dortmund po përgatitin një shkëmbim të bujshëm

Premier League
Kalo në kategori