LAJMI I FUNDIT:

Gillian Anderson pritet të luajë rolin e Margaret Thatcher në serialin “The Crown”

Gillian Anderson pritet të luajë rolin e Margaret Thatcher në serialin “The Crown”
Gillian Anderson (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Gillian Anderson mund ta portretizojë kryeministren britanike, Margaret Thatcher, në serialin e Netflixit, “The Crown”.

Sipas asaj që shkruan Sunday Times, ylli i “The X-Files” mund të paraqitet në sezonin e katërt të serialit, xhirimet e të cilit janë caktuar për verën e këtij viti.


50-vjeçarja do të shfaqet në krah të aktores Olivia Colman, e cila në “The Crown” luan rolin e mbretëreshës Elizabeth II. Ajo e ka zënë vendin e Claire Foy për rolin e mbretëreshës.

Aktorja e njohur nga seriali “X Files”, Gillian Anderson (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, Anderson do të ndiqte hapat e Meryl Streep, Patricia Hodge e Jennifer Saunders, të cilat në të kaluarën e kanë luajtur rolin e kryeministres konservative.

Lajmet për Gillian Anderson
Lexo po ashtu Lajmet për Gillian Anderson

Gjatë 11 viteve sa Thatcher ka qenë kryeministre e Britanisë së Madhe, është raportuar për një marrëdhënie të ftohtë ndërmjet tyre.

Ato nuk kanë shkuar mirë me njëra-tjetrën, saqë mbretëresha i është referuar me nofka përqeshëse, ndërsa kur ka folur për të e ka quajtur “ajo gruaja”.

Mirëpo, duke qenë se as Elizabeth II e as Thatcher nuk kanë folur për raportet e tyre private, është e pamundur të dihet me saktësi se cila ka qenë marrëdhënia mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori