LAJMI I FUNDIT:

Gianlucadimarzio: Të gjithë njerëzit e Kosovës, njerëzit e presidentit Fadil Vokrri

Gianlucadimarzio: Të gjithë njerëzit e Kosovës, njerëzit e presidentit Fadil Vokrri

Ueb faqja e njohur italiane ‘Gianlucadimarzio’, ia ka kushtuar një shkrim të tërë Kosovës dhe sukseseve të saj në ndeshjet e fundit, duke shkuar për presidentin e ndjerë Fadil Vokrrin, pastaj Milot Rashicën e deri te trajneri, Bernard Challandes.

Sipas tyre nëse për këtë Kosovë do të kishte një film, atëherë do të duhej të quhej: “Të gjithë njerëzit e presidentit” (All the President’s Men).


Jo sikurse filmi i Robert Redford dhe Dustin Hoffman, por me këtë emër.

Fadil Vokrri, president i federatës kosovare të futbollit vdiq në qershor, i pari që luftoi për “të drejtat e futbollit” të Kosovës dhe kosovarëve.

Është ai që e bëri këtë ekip dhe i mblodhi të gjithë një nga një, duke i bindur të bashkohen me projektin e tij.

Vokrri nuk është më aty, por “njerëzit e tij” e kanë fituar ndeshjen e parë zyrtare me kombëtare, ku mposhtën 2-0 Ishujt Faroe.

Pastaj në shkrimin e gjatë të ‘Gianlucadimarzio’ flitet edhe për lojtarët e tjerë si: Nuhiu, Zeneli, Avdijaj, Kryeziu, Ujkani, Rashica.

Talenti është përshtatur në mënyrën e duhur, pasi aty tashmë është Bernard Challandes, i ardhur si trajner këtë vit.

“Në vitin 2008 unë kam qenë në mesin e kandidatëve për Zvicrën, por unë nuk mund të konkurroj me Hitzfeld”, kishte thënë ai.

Ai e trajnoi Armeninë, pastaj zgjodhi Kosovën sepse ai “i do sfidat”, shkruan ‘Gianlucadimarzio’.

Statistikat mbresëlënëse të Bernard Challandes në drejtimin e Kosovës - asnjë humbje, asnjë gol të pranuar
Lexo po ashtu Statistikat mbresëlënëse të Bernard Challandes në drejtimin e Kosovës - asnjë humbje, asnjë gol të pranuar

Nuk e bëri për para, thotë, por sepse “ai u nxit nga instinkti” edhe nga gruaja e tij, pasi nëse do të thoshte jo, ndoshta nuk do të “pranonte”.  Gratë gjithmonë fitojnë.

“Erdha, pashë, fitova”, kjo thënie e Cezarit aktualisht i përshtatet atij.

“Ata preferonin të sulmonin, u përpoqa t’i bëjë ta kuptonin se duke bërë kështu, kurrë nuk do të ishte në gjendje të shfrytëzonin potencialin e tyre”, thotë Challendes.

Tashmë kanë 4 pikë në Ligën e Kombeve dhe fitorja e parë zyrtare ka ardhur, pasi aty ka shumë talentë nga e gjithë Evropë, nga Austria në Gjermani, nga Suedia në Norvegji.

Disa prej tyre, më parë janë “rrëmbyer” nga Shqipëria e Christian Panuccit, madje edhe më herët nga De Biasi.

“Çdo herë është një grindje”, qesh Challandes.

Talenti i madh 

Talenti i talenteve quhet Milot Rashica dhe është ndër më të njohurit, luan në Werder dhe bën mirë, aq shumë sa që në Ligën së Evropës me Vitessen, kishte magjepsur edhe Igli Taren, drejtorin sportiv të Lazios.

Jashtëzakonisht i shpejtë. Ai luajti me Shqipërinë, por zgjodhi Kosovën “për çështje të zemre”.

Sepse ai ka lindur, në Vushtrri, në të njëjtin qytet që ka lindur edhe Samir Ujkanit, kapiteni,  një njohje e vjetër e futbollit italian (ka luajtur te Palermo, Cremonese, Pisa), lojtari me rekord prezenca me ekipin kombëtar të Kosovës. Ai ka tri pasaporta.

Kosova lidere në Grupin 3 të Ligës D, Shqipëria në vendin e dytë të Grupit 1 të Ligës C
Lexo po ashtu Kosova lidere në Grupin 3 të Ligës D, Shqipëria në vendin e dytë të Grupit 1 të Ligës C

Ujkani kujton kohën e luftës dhe ikjen nga vendlindja.

“Isha gjashtë vjeç kur u arratisa nga Kosova, me prindërit e mi shkuam në Belgjikë. Çdo dy muaj na vinte erdhi një letër ku zbulohej se dikush vdiq. Kam humbur fqinjët, të afërmit, miqtë, pashë tmerrin”.

Për ta kuptuar se çfarë ka përjetuar nuk duhet diçka për të shtuar.

Avdijaj, Zeneli dhe Nuhiu

Kjo nuk është e gjitha: Donis Avdija, sulmues, 22-vjeçar, iku me familjen e tij dhe shkoi në Gjermani, u rrit në akademinë e Schalkes, ndërsa njihet si problematik jashtë fushave, ku shkatërroi edhe një Mercedes gjatë një gare të paligjshme.

Ai ka luajtur me të gjitha moshat e Gjermanisë, por e zgjodhi Kosovën për shkak të prindërve të tij.

Ka rilindur në Holandë me Wilem II.

Të tjerë, Valon Berisha, luan te Lazio dhe është mesfushor, ku mungoi në ndeshje shkaku i lëndimit . Hekuran Kryeziu i Zurichut dhe Vedat Muriqi i Rizespor, disa që nuk mungojnë kurrë në tubime.

Golat e parë në fushën e tyre i festuan Arbër Zenelit dhe Atdhe Nuhiut.

Zeneli njihet si mbajtës i mirë i topit, luan te Heerenveen dhe dy vjet më parë – kur ai zgjodhi Kosovën, u ftua nga Suedia U-21 në vitin 2015, por e refuzoi.

Ai është numri 10 i Kosovës.

Pastaj Nuhiu, i quajtur “Big Dave” nga shokët e tij në Sheffield.

Kjo pasi emri i tij nuk mund të theksohej në mënyrë korrekte nga shokët e ekipit në Angli.

I madhe për të gjithë, sikurse kjo periudhë. Një Atdhe për kosovarët. Një nga shumë burrat e presidentit, që tashmë i shikon nga lartë. /Telegrafi/

(Shkrimi pothuajse i plotë i shkruar nga portali Gianlucadimarzio, i përshtatur në shqip)

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori