Reperi i mirënjohur, Getinjo ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Reklama

Artisti nga Ferizaj ka lansuar këngën me titullin “God” të cilën e solli të shoqëruar me një videoklip bardhë dhe zi.

Ndonëse kënga u mirëprit nga fansat e tij pak kohë pas publikimit, reperi bëri një reagim përmes llogarisë së tij në Instagram.

Foto: Getinjo/Instagram

Fillimisht ai falënderoi të gjitha ata që pritën mirë projektin e tij të ri, por më pas Getoar Aliu (emri i plotë) më pas tha se ai ka ishte më i suksesshëm kur sipas tij bota ishte ‘në rregull dhe muzika e mirë’.

Reklama

Tutje, Getinjo tha se nuk po punon më shumë për muzikën pasi nuk është koha, por do të rikthehet fuqishëm.

Reklama

Më poshtë postimi i plotë i Getinjos:

Unë jam i kënaqur me muzikën që e bëj, jam i kënaqur me dëgjuesit që i kam për momentin, unë kam qenë super i suksesshëm kur bota ka qenë në rregull dhe muzika ka qenë e mirë. Kur njerëzit kanë qenë më normal dhe kanë patur më shumë fytyrë! Unë kam arrit atë që kam dashur në jetë, jam bërë njeri. Edhe nuk po punoj shumë se nuk dua të shkoj dëm mundi sepse nuk është koha. Do të kthehem fuqishëm, e di unë kur. Ju dua.

Reklama

Foto: Getinjo/Instagram

/Telegrafi/