LAJMI I FUNDIT:

Getinjo reagon për liberalizimin e vizave: Urime qytetarë të Kosovës

Getinjo reagon për liberalizimin e vizave: Urime qytetarë të Kosovës

Parlamenti Evropian i tha sot (e martë) po liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo duke përmbyllur përfundimisht këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.


Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Foto: Screenshot/Instagram

Në lidhje me këtë reagimet në rrjete sociale kanë qenë të menjëhershme dhe një i tillë nuk mungoi as nga reperi Getinjo.

“Urime lirinë. Kosovë. Urime qytetarë të Kosovës heqja e vizave nga 1 janari 2024”, ka shkruar ai.

Finale - Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari 2024 udhëtojmë pa viza 
Lexo po ashtu Finale - Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari 2024 udhëtojmë pa viza 

Ndërkohë, të mërkurën do të mbahet ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Parlamenti Evropian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Në këtë event do ta marrë pjesë presidentja e Parlamentit Evropian dhe një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Mes tjerash, qytetarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024. /Telegrafi/

Parlamenti Evropian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën