Reperi i njohur Getinjo është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai është çdo herë aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij.


Së fundmi, reperi ka vendosur që të prezantojë për fansat në InstaStory një fotografi të veturës së tij më të re luksoze.

getinjo 1

Ai vozit një veturë të tipit “Mercedes” ngjyrë blu, të cilën reperi e ka blerë me kursimet e veta.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë 27-vjeçarit nga Ferizaji që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Në fillim-verën e këtij viti, ai njoftoi bashkë me vëllanë e tij, Mozzikun, se nuk do të ishin pjesëmarrës në koncerte këtë verë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ata nuk kanë munguar në aspektin e prurjeve muzikore.

Getinjo muaji ne kaluar publikoi këngën e tij më të re “Ti ngele”, e cila u pëlqye shumë nga fansat. /Telegrafi/