LAJMI I FUNDIT:

Getinjo prezanton veturat luksoze

Getinjo prezanton veturat luksoze
Getinjo (Foto: Instagram/getinjo)

Reperi ferizajas, Getinjo, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale. Në Instagram, ai numëron mbi 400 mijë ndjekës për të cilët bën postime të llojllojshme.

Në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit në InstaStory, reperi ka prezantuar veturat luksoze, të cilat arrijnë shifra të mëdha.


“Mashallah, të gjitha me djersë”, ka shkruar ai.

Getinjo (Foto: Instagram/getinjo)

Këtë muaj, Getinjo ka qenë mjaft i komentuar në shtypin mediatik, pasi thuhej se edhe ai ishte përfshirë në rastin e Loredana Zefit, kunatës së saj.

Të gjitha lajmet nga Getinjo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getinjo

Nga ana tjetër, reperi shqiptar është duke punuar në albumin e ri, ndërsa u ka premtuar fansave se ky do jetë albumi më i mirë në historinë e repit shqip.

Përndryshe, “Selfmade” është një prej realizimeve të fundit të Getinjos, ku e ka përshkruar të kaluarën e tij. /Telegrafi/