LAJMI I FUNDIT:

Getinjo flet për pikturën e dy burrave me plis duke u puthur: Mund të jetë nxitje për disa

Getinjo flet për pikturën e dy burrave me plis duke u puthur: Mund të jetë nxitje për disa

Aktori Edon Shileku është një prej banorëve të Big Brother VIP Kosova që ka marrë vëmendje të madhe.

Ai here pas here gjatë spektakleve të ‘Prime’ shfaqet dhe protretizon personazhin e “Drag Queen”, Victoria Owns.


Edoni shprehet vazhdimisht se është krenar që i përket komunitetit LGBT+ dhe një diskutim rreth kësaj banorët e kanë bërë edhe së fundmi.

Foto: Screenshot/YouTube

Sot (e diel) banorët të mbledhur në oborrin e shtëpisë kanë folur për të drejtat e komunitetit LGBT+ ndërsa ishte reperi i njohur, Getinjo ai që edhe iu drejtua me një pyetje Edonit.

Reperi nga Ferizaj foli për një postim që ishte shpërndarë dhe bërë virale në rrjete sociale kur një piktore kishte pikturuar dy burra me veshje kombëtare teksa shkëmbenin puthje në buzë.

“Një pikturë që ka qenë me plis dhe me tirqi, dy burra me mustaqe duke u puthur, a mendon që ka qenë e duhur, me të drejt e ka bërë, ai e ka paraqit qysh e ka menduar se ka ekzistuar ajo gjë, ka këngë me çiftelia për këtë, por a mendon që me e prezantu komunitetin për të mirë që me e pranu njerëzit, a mos ka qenë nxitëse për ata njerëz që nuk janë të informuar, ka patur disa që kanë reaguar ekstremisht mendoj që duhet me shku më qetë, ka këngë kur ne as nuk kemi lind, “Dylber” ka njerëz me çiftelia që e kanë bë, desha të diskutoj se si ndikon te njerëzit që nuk janë të informuar se këta persona mund të bëjnë ndonjë dëm momental, me eskalu, por pse me u dhënë hapësirë me ndodh kjo”, ka thënë Getinjo.

Ndërkohë, gjatë diskutimit Edoni ka pyetur artistet nëse ata do të ishin të gatshëm që të këndonin për komunitetin LGBT+ kur të dalin nga shtëpia e famshme.

Ndonëse tha se nuk mund të i jepte një përgjigjen përfundimtare, Stresi u shpreh se nëse do ta paguanin me një shumë të madhe parash edhe do të pranonte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori