LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla në Athinë: Njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik

Gërvalla në Athinë: Njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, është takuar sot në Athinë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin biseduan për format e bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimit, ministrja Gërvalla shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të avancuar marrëdhëniet bilaterale me Republikën Helenike, e cila sipas saj është një shtet i rëndësishëm në rajonin e Evropës Juglindore dhe gjithashtu kontribuues i rëndësishëm në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.


Ministrja Gërvalla po ashtu nënvizoi se Kosova e vlerëson Greqinë si një shtet mik dhe partner dhe e çmon për konstruktivitetin në raport me agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Më tej kryediplomatët theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike dhe në veçanti diskutuan lidhur me bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Ministrja Gërvalla nënvizoi se Kosova ndodhet në fazën e shqyrtimit të opsioneve më të mira sa i përket strategjisë energjetike.

“E ardhmja jonë energjetike ngërthen në vete energjinë tradicionale dhe të ripërtritshme. Ne jemi në kontakt me miqtë tanë për opsionet për tranzicionin sfidues në këtë fushë. Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me Greqinë për detajet dhe për vendimet tona në këtë drejtim”, theksoi ajo.

Gjithashtu ministrja e Jashtme e Kosovës, ripërsëriti aspiratat e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për integrim euro-atlantik. Në këtë kontekst përmendi angazhimin e madh të Qeverisë së re në forcimin e sundimit të ligjit si një parakusht për fuqizim dhe demokratizim të mëtejmë të vendit.

Para palës greke, ministrja Gërvalla shpalosi ofertën kosovare sa i përket mundësive të favorshme të të bërit biznes. Një kornizë konkurruese me taksa të ulëta dhe pa burokraci e me një potencial të madh njerëzor për punë profesionale, sipas kryediplomates Gërvalla janë arsye të mira që Kosova të konsiderohet nga investitorët e huaj, të cilët mund të eksplorojnë mundësi të ndryshme të investimeve direkte.

Ministrja Gërvalla po ashtu theksoi se njohja dhe respektimi i pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë, do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë, që do të mundësonte hapjen e një dinamike të re në zgjidhjen e problemeve afatgjata në Ballkan.

“Jo vetëm për vendet tona, por më shumë për fëmijët dhe nipërit tanë, kjo do të ishte një premtim për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropë. Një hap i tillë do të ishte historik dhe mendojmë se është diçka që duhet të bëhet”, shtoi Gërvalla.

Në takim u diskutua edhe për çështje të politikës së jashtme, çështje evropiane dhe rajonale. Bashkëbiseduesit kishin në fokus edhe nevojën për të zgjeruar formën e bashkëpunimit në fusha të tjera si kultura, shkenca, arsimi dhe shëndetësia.

Nga ana e tij, kryediplomati grek Dendias theksoi ndër të tjera se Ballkani Perëndimor duhet të shikojë kah e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Sipas Dendias perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor është perspektivë që ka vetëm një rrugë e cila është Evropa.

Mbrojtja e parimeve dhe vlerave si demokracia, shteti ligjor dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, sipas tij duhet të jenë busull politike, ekonomike dhe kulturore për vendet e Ballkanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori