0Shares

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, i ka forcuar akoma spekulimet se Emre Can do t’i bashkohet Juventusit.

Ka kohë që raportohet se mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka arritur marrëveshje bazë për të kaluar te Zonja e Vjetër në verën e ardhshme, duke qenë se atij i përfundon kontrata me Redsat në fund të këtij sezoni.

(Foto: Getty Images)

Can nuk luajti kundër Portos për shkak të suspendimit, ndërsa ish-mesfushori anglez që tash ishte i angazhuar si ekspert nga BT Sport, ka folur rreth opsioneve të Jurgen Kloppit në mesfushë.

Marotta gëzon tifozët e Juves, bisedimet po shkojnë mirë me Emre Canin Marotta gëzon tifozët e Juves, bisedimet po shkojnë mirë me Emre Canin

Strategu gjerman vendosi të luante në mesfushë me Henderson, James Milner dhe Georginio Wijnaldum, ndërsa Gerrard ka thënë se Liverpooli duhet të mësohet të luajë pa 24-vjeçarin.

(Foto: Getty Images)

Kur është pyetur se a do të mund të luajë Hendersoni pas transferimit të Naby Keitas nga RB Leipzigu, legjenda e ‘Të Kuqve’ la thënë: “Duhet të shohim çfarë do të ndodhë, sepse Emre Can po largohet dhe është e qartë se Keita po vjen”.

Gerrard mendon se Henderson luan futbollin më të mirë në një pozitë më të avancuar dhe beson se Can është përshtatur më shumë të luajë në pozitën e mesfushorit defensiv.

(Foto: Getty Images)

Liverpooli ka arritur marrëveshje me RB Leipzigun për transferimin e Keitas për 52 milionë funte (58.5 milionë euro) dhe ai do të luajë në Anfield nga korriku i këtij viti. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)