LAJMI I FUNDIT:

Gerrard sulmon Barçën për Coutinhon: Ata po e detyrojnë me presion të largohet nga Liverpooli

Gerrard sulmon Barçën për Coutinhon: Ata po e detyrojnë me presion të largohet nga Liverpooli

Steven Gerrard beson se Barcelona do të ngrejë presion mbi Philippe Coutinhon për të detyruar që ai të zgjedh rrugën e largimit nga Liverpooli këtë verë.

Duke shitur Neymarin në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, skuadra katalanase po kërkon përforcime në sulm dhe ka shënjestruar reprezentuesin e Brazilit, si dhe Ousmane Dembelen e Dortmundit.


Liverpooli kërkon 150 milionë euro për shërbimet e Coutinhos (Foto)
Lexo po ashtu Liverpooli kërkon 150 milionë euro për shërbimet e Coutinhos (Foto)

Coutinho i dorëzoi një kërkesë transferimi të premten, dhe legjenda e Redsave, Gerrard beson se lojtari do të ketë vepruar nën detyrim nga Barca, të cilët më parë kishin dështuar me dy oferta.

Bombë nga Anglia - Coutinho bën “kërkesë zyrtare” për transferim te Barca
Lexo po ashtu Bombë nga Anglia - Coutinho bën “kërkesë zyrtare” për transferim te Barca

“Problemi këtu është Barcelona, sepse ata do t’u thonë përfaqësuesve të Coutinhos: ‘Tani ose kurrë, nëse ai nuk vjen tani, nuk do të kthehemi kurrë më kurrë për të’. Pra, ata po rrisin presionin dhe prandaj Philippe reagoi”, ka thënë fillimisht Gerrard për BT Sport.

“Ky djalosh që ka ardhur nga Amerika e Jugut gjithmonë ka pasur një ëndërr të luajë për Barcelonën dhe ai është duke u përpjekur të mendojë se nëse nuk e bën këtë tani, kjo nuk do të ndodhë më”.

Barcelona është gati të ngrit ofertën mbi 100 milionë euro për Coutinhon
Lexo po ashtu Barcelona është gati të ngrit ofertën mbi 100 milionë euro për Coutinhon

“Unë e njoh djaloshin, e di që ai nuk është një person i keq, e di se ai nuk dëshiron të shkaktojë një luftë për tu larguar. Por në fund të ditës ai sapo ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare, klubi ka qenë i shkëlqyer për të dhe e ka bërë atë lojtarin që ai tani është”.

“Ju kujtohet se ai po luftonte në Inter. Ne i dhamë atij shansin, e ndërtuam në lojtarin më të mirë. Të paktën që ai mund të bëjë është t’i japë klubit një vit tjetër”, përfundoi legjenda e Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori