LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli kërkon 150 milionë euro për shërbimet e Coutinhos (Foto)

Liverpooli kërkon 150 milionë euro për shërbimet e Coutinhos (Foto)

Gazetari i njohur anglez, Duncan Castles ka dhënë informatat më të fundit nga Anfield pasi përpjekjet e Barcelonës për të marrë yllin brazilian në Camp Nou kanë marrë një kthesë të re.

Barcelona – që dëshiron të sjellë Coutinhon në La Liga për të riparuar dëmet që u shkaktuan atyre nga largimi i detyruar i Neymarit në Paris Saint-Germain, nuk pranoi të barazonte vlerësimin e Liverpoolit për mesfushorin sulmues, duke bërë një kundërpërgjigje prej 100 milionë euro.


Bombë nga Anglia - Coutinho bën “kërkesë zyrtare” për transferim te Barca
Lexo po ashtu Bombë nga Anglia - Coutinho bën “kërkesë zyrtare” për transferim te Barca

Propozimi i Barcelonës për një pagesë fillestare prej 90 milionë 10 milionë euro tjera bonuse në varësi të paraqitjeve, një tarifë që do të ishte më e larta e paguar ndonjëherë për një skuadër angleze, u refuzua nga Liverpooli.

Kjo pasi Liverpooli e vlerëson yllin brazilian shumë më shumë sesa që ka ofruar gjiganti katalunas dhe deri më tani Reds kanë dëshiruar që bisedimet mes klubeve të mbahen sekrete.

Sipas mediumit britanik Daily Record, skuadra nga Anfield ka caktuar çmimin e Coutinhos dhe kërkon plot 150 milionë euro për ta lënë yllin brazilian të largohet drejt Barcelonës. /Telegrafi/  

Çmimi i kërkuar nga Liverpooli sipas Daily Record