LAJMI I FUNDIT:

Gërmuesi i arit gjeti ‘një copëz të madhe’ – australiani e kuptoi se ‘ishte një bingo’ vetëm kur shkoi për ta shitur

Gërmuesi i arit gjeti ‘një copëz të madhe’ – australiani e kuptoi se ‘ishte një bingo’ vetëm kur shkoi për ta shitur

Një burrë australian “i armatosur” me një detektor metalik ka gjetur një “shkëmb ari” 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 240,000 dollarë australianë (rreth 150,000 euro).

Reklama

Burri, i cili nuk dëshironte t’i përmendej emri, e bëri zbulimin në fushat e arit të Viktorias – të cilat ishin zemra e kërkimit të arit të Australisë në vitet 1800.

Dhe Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu ekzemplarin, tha se është më i madhi që ai ka parë në karrierën e tij 43-vjeçare, përcjell Telegrafi.

“Thjesht u trondita… Është një gjetje një herë në jetë”, ka thënë ai për BBC.

Kamp nuk e kishte menduar shumë këtë kur një burrë me një çantë shpine të madhe hyri në dyqanin e tij kërkimor në Geelong, rreth një orë në jug-perëndim të Melburnit.

Normalisht njerëzit vijnë me flori fals ose gurë të tjerë që duken si ari, thotë zoti Kamp.

“Por ai e nxori këtë gur dhe ndërsa e lëshoi në dorën time, tha: ‘A mendon se ka vlerë 10,000 dollarë australianë?’”.

“Unë e shikova atë dhe i thashë: “Ndoshta 100,000 dollarë australianë”.

Burri më pas vazhdoi t’i tregojë se shkëmbi në dorën e zotit Kamp ishte vetëm gjysma e gjetjes.

Kështu, pasi e vlerësoi, Kamp e bleu atë.

Ai thotë se njeriu me fat po pret me padurim të shpenzojë të ardhurat e papritura për familjen e tij: “Ai më tha: ‘Oh gruaja do të jetë e lumtur’”.

Ndërsa zbulimet si kjo janë të rralla, Australia vlerësohet të ketë rezervat më të mëdha të arit në botë dhe shumë nga copëzat më të mëdha në botë u gjetën në Australi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia zgjedh mes Erdoganit dhe Kilicdaroglut - gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet presidenciale

Turqia zgjedh mes Erdoganit dhe Kilicdaroglut - gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet presidenciale

Turqia
Drama elektorale në Turqi: Ogan me Erdoganin, partia që e mbështeti atë i jep përkrahje Kilicdaroglut

Drama elektorale në Turqi: Ogan me Erdoganin, partia që e mbështeti atë i jep përkrahje Kilicdaroglut

Turqia
Detektuan nga një distancë praninë ushtarëve rusë pranë Bakhmutit, ushtria e Ukrainës vihet menjëherë në veprim

Detektuan nga një distancë praninë ushtarëve rusë pranë Bakhmutit, ushtria e Ukrainës vihet menjëherë në veprim

Evropa
Momenti kur ushtari rus i dorëzohet forcave të Ukrainës

Momenti kur ushtari rus i dorëzohet forcave të Ukrainës

Evropa
Trupat ukrainase luftojnë me ushtarët rusë në Bakhmut për kontrollin e qytetit

Trupat ukrainase luftojnë me ushtarët rusë në Bakhmut për kontrollin e qytetit

Evropa
Ukraina thotë se Rusia ka ngadalësuar sulmet në Bakhmut

Ukraina thotë se Rusia ka ngadalësuar sulmet në Bakhmut

Evropa
Kalo në kategori