Gërmadha milionëshe dhe ski-lifti i Gërmisë, projektet që u harruan në mes të malit

Ishte viti 2013 kur Kuvendi i Kosovës, asokohe i udhëhequr nga akademik Nexhat Daci, kishte nisur projektin e ndërtimit të Qendrës Protokollare të këtij institucioni.
Mu në mes të parkut “Gërmia” u ndërtuan dy objekte me rreth 6000 m², ndërsa ishin shpenzuar afro dy milionë euro. Toka ishte marrë në shfrytëzim nga Komuna e Prishtinës asokohe.
Sipas Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit të Kosovës:
“Kuvendi i Kosovës e ka marrë tokën në shfrytëzim në vitin 2005. Prona në fjalë, bazuar në informacionet që posedojmë, ka sipërfaqe prej 6,000 m².”
Brenda objektit të lënë në harresë janë më shumë se 30 dhoma, madje ishte planifikuar edhe ndërtimi i një pishine.
“Po bazën mi shtre zhilet”, shprehet arkitekti Visar Geci.
Por pse u ndërpre projekti i ndërtimit të Qendrës Protokollare?
“Projekti në fjalë, siç jeni në dijeni, ishte ndërprerë për shkak se i njëjti ishte në procedurë gjyqësore, duke pamundësuar kështu vazhdimin e punimeve për një kohë të gjatë.”
Sipas arkitektit Visar Geci, ndërtimi i këtij objekti nuk ishte fare i menduar dhe, sipas tij, duhet të rrënohet.
“Komuna e ka në penal. Është mirë me rrënu krejt”, shprehet Geci.
Kostoja e shpenzimeve të deritanishme për këtë objekt është 1,651,832.86 euro.
Fati i Qendrës Protokollare, përveç procesit gjyqësor, është edhe në duart e Kuvendit të Kosovës, i cili në fakt nuk ka bërë asgjë tash e disa vite e dekada.
“Sa i përket mënyrës së procedimit dhe planeve për vazhdimin e punimeve në këtë Qendër Protokollare, ju njoftojmë se kjo është kompetencë e Kryesisë së Kuvendit dhe, sapo të trajtohet, do të njoftoheni publikisht”, thuhet nga Kuvendi i Kosovës.
Së fundi, Komuna e Prishtinës ka hapur debatin për funksionalizimin e ski-liftit, i cili ishte ndërtuar në fundin e viteve ’80. Plani i komunës është që ski-lifti të shfrytëzohet 365 ditë në vit për sport dhe rekreacion.
“E kemi pranimin teknik që është bërë në fillim të viteve të ’90-ta”, shprehet Geci.
Federata e Skitarisë së Kosovës, Fakulteti i Sportit, klubet skitare dhe organizatat e tjera alpiniste e kanë përkrahur idenë e rifunksionalizimit të ski-liftit.
Kundërshtimet për ndërtimin e teleferikut vijnë nga Ministria e Ambientit, e cila, sipas tyre, kërkon miratimin e Planit Menaxhues të Gërmisë, i cili prej vitesh nuk është aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe që do të mundësonte krijimin e një plani disa-vjeçar. /klankosova/
- YouTube www.youtube.com




















































