LAJMI I FUNDIT:

Gerard Pique shoqërohet me Irina Shayk në mes të dramës së ndarjes nga Shakira

Gerard Pique shoqërohet me Irina Shayk në mes të dramës së ndarjes nga Shakira

Gerard Pique u fotografua në shoqëri me modelen Irina Shayk mes një drame të vazhdueshme me ish-partneren e tij, Shakira.

Pique dhe Shayk pozuan bashkë për një foto gjatë një ndeshjeje NBA në Francë.


Ish-ylli i futbollit, 35-vjeç, ishte veshur me një bluzë sportive Nike dhe pantallona të zi. Ndërkohë, 37-vjeçarja Shayk dukej elegant me një veshje elegante të zezë dhe një palë vathë të mëdhenj argjendi.

Foto: BackGird

Disa yje të tjerë vërshuan në arenën për të parë Detroit Pistons të përballen kundër Chicago Bulls në Accor Arena Bercy në Paris.

Yjet në publik që panë Bulls të mposhtin Pistons 126-108 përfshinin Pharrell, Magic Johnson, Naomi Campbell dhe pilotët e Formula 1 Pierre Gasly, Esteban Ocon dhe Charles Leclerc.

Shayk ishte në një lidhje me Bradley Cooper për katër vjet derisa u ndanë në qershor 2019. Ata vazhdojnë të jenë bashkë prindër vajzën e tyre 5-vjeçare, Lea De Seine, dhe thuhet se ajo dëshiron të kthehet së bashku me Cooper dhe të ketë më shumë fëmijë me të.

Foto: Irina Shayk/Instagram

Ajo ishte gjithashtu e lidhur shkurtimisht me Kanye West në 2021 dhe Vito Schnabel një vit më parë.

Ndërkohë, dalja e tij me Shayk vjen pasi u publikua lajmi se Shakira, 45 vjeç, dyshohet se zbuloi se po mashtronte për shkak të një kavanoz me reçel.

Shakira njoftoi se po ndahej nga Pique në qershor 2022 pas gati 11 vitesh së bashku, ata kanë dy djem: Milan, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç.

Foto: Getty Images

Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” tregoi se ndarja e tyre ka qenë tepër e vështirë për të dhe fëmijët e saj në një intervistë me Elle vjeshtën e kaluar.

“Është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e kaluar, dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”, kishte deklaruar këngëtarja.

Në janar, Pique u dyshua se kishte një lidhje me Clara Chia Marti, e cila përfundimisht çoi në ndarjen e çiftit.

Foto: Getty Images

Shakira me sa duket zbuloi se Pique po e tradhtonte kur kuptoi se furnizimi i saj me reçel po pakësohej. Ajo aludoi për dyshimet e saj në videoklipin e saj të ri për “Te Felicito”.

Artistja “Waka Waka” dyshohet se u kthye në shtëpi nga udhëtimi dhe zbuloi se frutat e saj i mungonin, pavarësisht se Pique dhe fëmijët e saj nuk ishin adhurues të reçelit, sipas ShowNews Today.

Ish-çifti jetuan së bashku në Barcelonë, Spanjë, ata u takuan për herë të parë kur ai u shfaq në videoklipin e saj 2010 për “Waka Waka”./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori