Ditë më parë, Gent Fatali publikoi këngën e re në bashkëpunim me Bes Kallakun, të titulluar “Na vjen dita” (“Bella Ciao”).

Kënga u shoqërua me videoklip dhe u prit mirë nga fansat e tyre, ndërkohë që reperi ka sjellë një prapaskenë interesante gjatë xhirimeve të klipit.

Duke xhiruar një skenë para veturës, teksa Fatali tenton të ulet përmbi automjet, rrëzohet brenda. Ndërsa, Kallaku shkon për ta vazhduar ngjarjen komike.

“Kur eskalon situata… Gjatë xhirimeve të klipit ‘Bella Ciao'”, ka shkruar Gent Fatali në përshkrim.

Ndryshe, videoklipi i këngës “Na vjen dita” (“Bella Ciao”) është publikuar para tri ditësh (21 korrik) dhe tashmë numëron afro gjysmë milioni shikime në YouTube.

Lajmet nga Gent Fatali Lajmet nga Gent Fatali

Kënga u realizua nga Mixey, i cili ka është angazhuar edhe në shkrimin e tekstit së bashku me Gent Fatalin dhe Bes Kallakun.

Ndërsa videon muzikore të kësaj kënge e ka xhiruar Max Production. /Telegrafi/