LAJMI I FUNDIT:

Gënjeu se ishte i sëmurë dhe shkoi ta shikoj ndeshjen Tottenham-Ajax: Futbollistin e priste një befasi me t’u kthyer në Holandë

Gënjeu se ishte i sëmurë dhe shkoi ta shikoj ndeshjen Tottenham-Ajax: Futbollistin e priste një befasi me t’u kthyer në Holandë

Ish-sulmuesi i Telstarit, Jordie van der Laan vendosi javën e shkuar të shkojë në Londër për të ndjekur për së afërmi takimin e parë mes Tottenhamit dhe Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Para kësaj, ai u tha drejtuesve të ekipit se ishte i sëmurë dhe nuk mund të stërvitej, por kamerat e kapën në White Heart Lane.


Ai ishte i bindur se askush nuk do ta vinte re, por përfundoi në ekranet e mëdha televizive edhe për tri herë.

“Është e vërtetë se kam gënjyer se isha i sëmurë. Unë mendova se nuk do të më lejonion të shkoja ta shikoja ndeshjen nëse do t’i pyetja. Nuk ishin të gjithë të befasuar sepse disa prej miqve e dinin se jam në Londër. Kaq shumë njerëz ishin në stadium dhe mua më gjeten “, ka thënë Van der Laan.

Megjithatë, lojtari tashmë i ekipit të ligës së dytë holandeze nuk e priste që do t’i anulohej kontrata me klubin.

“Kjo ishte një situatë e çuditshme. Ai e lëshoi videon në telefon dhe unë e dija se isha në telashe. Ai vendosi që të më largojë dhe mos të më lejojë të luajë për Telstarin”, ka pohuar ai.

Ndryshe, ndeshja e dytë mes dyja ekipeve do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në Amsterdam Arena me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori