Aktorja Geena Davis në autobiografinë e saj të re, “Dying of Politeness”, tregoi detajet e xhirimeve të filmit “Thelma & Louise” me Brad Pitt.

Reklama

Ajo tregoi se aktorit të njohur i vinte aq turp për një pjesë të trupit të tij, saqë i kërkoi grimeres t’ia mbulonte me grim.

Ishte një puçërr në të pasmet e tij, gjë që e bënte hamshorin hollivudian shumë të parehatshëm.

(Foto: MGM/Popsugar)

“Bradit nuk i interesonte zhurma për pamjen e tij të bukur. Ai thjesht u turpërua nga puçrra e vogël në të pasmet e tij që grimerja e mbulonte pas çdo skene”, ka deklaruar ajo.

Reklama

Ndryshe, së fundmi, Pitt është shprehur shumë mirënjohës që iu dha mundësia nga regjisori Ridley Scott për të luajtur në “Thelma & Louise”.

Reklama

“Nuk kisha asgjë për të treguar përveç punës sime si statist, por ata rrezikuan dhe ma dhanë rolin. Mendoj se kineastët ishin të dëshpëruar, t’ju them të drejtën”, është shprehur aktori. /Telegrafi/