LAJMI I FUNDIT:

Gaziantepspor këmbëngul për Alban Hoxhën

Gaziantepspor këmbëngul për Alban Hoxhën

Gaziantepspor nuk heq dorë nga Alban Hoxha. Sipas mediave turke, më konkretisht të përditshmes Milliyet, klubi turk vazhdon të këmbëngulë për shërbimet e portierit të Partizanit duke rritur madje deri në 500 mijë euro ofertën e tij për të siguruar shërbimet e gardianit kuqezi.

E përditshmja turke shkruan, se Mustafa Kizil, përgjegjësi për merkaton e klubit ka këmbngulur te drejtuesit që të plotësojnë kërkesën e skuadrës kryeqytetase për të afruar Alban Hoxhën në Superligën turke raporton SuperSport.al


Prej disa kohësh tashmë po flitet për një interesim të Gaziatensporit për shërbimet e 28-vjeçarit dhe tashmë duket se ka dhe lëvizje konkrete nga ana e klubit turk për blerjen e Hoxhës, që këtë vit ka treguar një formë të jashtëzakonshme dhe në përfaqësimin e Partizanit në kompeticionet evropiane ndërsa ishte pjesë dhe e Kombëtares në Evropianin francez.

Oferta që pretendohet nga mediat turke është mjaft e mirë dhe nëse ajo është e vërtetë me shumë mundësi Alban Hoxha do të jetë pjesë e Gaziantepsporit në sezonin e ri, por transferimi i tij mund të kryhet vetëm pas përballjes së play off të Ligës së Evropës me Krasnodarin.

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori