Një gazetare 29-vjeçare, e cila u qëllua për vdekje ndërsa mbulonte trazirat në Irlandën e Veriut, është emëruar si Lyra McKee.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia ka përshkruar të shtënat – të cilat kanë ndodhur gjatë trazirave të natës së vonë në Londonderry – një qytet në Irlandën e Veriut - si një "akt terrorist".


Detektivët kanë thënë se “New IRA”, një grup republikan disident, kishte më shumë gjasa të jetë pas vrasjes së gazetares.

g1

Ndihmës Shefi i Shtabit Mark Hamilton tha: “Ky është një akt i tmerrshëm. Jo vetëm që është një vrasje e një gruaje të re, është një sulm mbi popullin e këtij qyteti”.

Sipas mediave, trazirat shpërthyen të enjten në mbrëmje pasi oficerët kryen një operacion kërkimi.

Gjatë kësaj përleshje, më shumë se 50 bomba benzine u hodhën në drejtim të oficerëve - dhe dy makina u përfshinë nga zjarri.

Ndërkohë, supozohet se një person i armatosur shkarkoi një numër të shtënash në drejtim të policisë, njëra prej të cilave e goditi znj. McKee në kokë. /Telegrafi/