LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët nga Koreja e Jugut po mrekullohen me Kosovën (Video)

Gazetarët nga Koreja e Jugut po mrekullohen me Kosovën (Video)

Shtatë gazetarë nga mediat kryesore të Koresë së Jugut po qëndrojnë në Kosovë, po duket se ata kishin krejt tjetër mendim për Kosovën para kësaj vizite.

Siç raporton RTV Dukagjini, gazetarët koreanë gjithë punën e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë po ua përcjellin kolegëve në redaksitë e mediave në vendin prej nga kanë ardhur.


Ata, me gjithçka që kanë parë tek Tyrbja e Sulltan Muratit, janë ndier të befasuar.

Gazetarja  e një prej mediave kryesore në Korenë e Jugut kishte tjetër mendim për Kosovën derisa kishte ardhur në vendin tonë.

“Kosova është shumë e mirë. Unë e kam menduar Kosovën ndryshe. E kam menduar Kosovën si një vend të rrezikshëm, por jo, është shumë e sigurtë. Gjithçka këtu është shumë bukur”, thotë ajo, përcjell Telegrafi.

Vizita e gazetarëve koreanë në Kosovë është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tokio me një qëllim.

“Qëllimi i këtij ‘Press tripi’ është që Kosova të jetë sa më shumë e promovuar në këto vende dhe të përcillen informatat në Korenë Jugore për ofertën dhe atraksionet turistike të Kosovës”, tha Dren Zatriqi, organizator nga “Press Trip”.

Grupi i gazetarëve koreanë do të qëndrojë në Kosovë deri më 25 qershor dhe do të vazhdojë vizitat në gjithë Kosovën. /Telegrafi/