LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Policia duhet të vazhdojë punën e pa ndikuar

Gashi: Policia duhet të vazhdojë punën e pa ndikuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ku u priten nga drejtori Gazmend Hoxha.

Me këtë rast, ministri Gashi vlerësoi lartë angazhimin dhe punën që po bëjnë Policia e Kosovës, në ofrimin e sigurisë për qytetarët e vendit.


“Policia e Kosovës duhet të vazhdojë punën e saj pa qenë e ndikuar, e cila sipas mandatit të saj ligjor, është e obliguar të ofrojë rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Ky profesionalizëm i juaji është vlerësuar edhe nga qytetarët dhe nga organizatat që e monitorojnë punën e Policisë”, theksoi ministri Gashi.

Në veçanti, ministri Gashi falënderoi drejtorin e Drejtorisë Rajonale të PK-së në Ferizaj në angazhimin e pakursyer që kanë bërë në gjetjen e trupave të të dy policëve të aksidentuar ditë më parë.

Ndërsa, drejtori Hoxha, e njoftoi ministrin Gashi me situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë rajon, duke vlerësuar se situata është e qetë dhe ka një trend të rënieve të veprave kriminale.

Në këtë takim, Hoxha e falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e dhënë në avancimin e mëtejmë të Policisë në rajonin e Ferizajt.

Në fund të kësaj vizite, ministrit Gashi i është bërë një prezantim i historikut të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori