LAJMI I FUNDIT:

Garë e nxehtë për Topin e Artë – kush është favoriti?

Garë e nxehtë për Topin e Artë – kush është favoriti?

Që të dy, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë eliminuar nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales, duke hapur derën për një numër të kandidatëve në garën për Topin e Artë.

Ndryshimi i epokës filloi në vitin 2020 kur çmimi nuk u caktua, vetëm me Robert Lewandowskin që më në fund dukej se do të fitonte çmimin. Por, tani eliminimi i Juventusit dhe Barcelonës, ka bërë që dy lojtarët më dominues të futbollit këtë shekull të eliminohen më herët.

Viti sapo ka filluar, por ka të gjitha mundësitë që as Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk mund të fitonin një trofe këtë sezon. Blaugranasit janë akoma në garën për titull dhe në finalen e Kupës së Mbretit, ndërsa Juventusi është mbrapa Interit dhe Milanit në Serie A, por janë në finalen e Kupës së Italisë.

Topi i Artë i këtij viti mund të jetë në vijë përfundimtare në historinë e futbollit megjithëse, dhe argjentinasi e portugezi mund të kenë fituar tashmë Topin e Artë të tyre të fundit.

Shpërthimi i Mbappes

Parashikohet se Kylian Mbappe mund të shpallet si lojtari më i mirë në botë në këtë vit. Ai është një nga lojtarët më në formë tashmë në botë, dhe het-triku i tij në Camp Nou e ngriti atë edhe më shumë.

Lewandowski vjen në vendin e dytë, por ai është disi prapa francezit. Sulmuesi i Bayern Munichut fshiu të gjithë para tij sezonin e kaluar, dhe ai ka të ngjarë të fitojë më shumë trofe këtë sezon.

Super forma e Haalandit

Erling Haaland është një tjetër përbindësh i brezit të ri, dhe forma e tij rritet sa herë që shkel në fushë në Ligën e Kampionëve.

Neymar ka pritur me durim për vite me radhë që të kurorëzohet si më i miri në botë, por lëndimet tashmë po e pengojnë edhe në vitin 2021.

Edhe Luis Suarez mund të jetë një pretendent nëse ai drejton Atletico Madridin drejt triumfit në titullin e La Laigës, megjithëse ata duhet të përmbysin rezultatin 1-0 ndaj Chelseat në garën më të madhe për klube në Evropë.

Fitues të tjerë të mundshëm mund të jenë edhe lojtarët si, Kevin de Bruyne, Bruno Fernandes dhe Harry Kane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori