LAJMI I FUNDIT:

Garë e madhe për talentin holandez

Garë e madhe për talentin holandez
Riechedly Bazoer of Ajax during the Dutch Eredivisie match between Ajax Amsterdam and De Graafschap at the Amsterdam Arena on December 20, 2015 in Amsterdam, The Netherlands(Photo by VI Images via Getty Images)

Riechedly Bazoer është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar nga skuadrat evropiane.

Talenti holandez i Ajaxit ka treguar formë të jashtëzakonshme këtë edicion gjë që ka bërë ta fitojë edhe një vend në Përfaqësuesen e Holandës.

Mesfushori qendror është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane që janë të gatshme të shpenzojnë në verë për të.


19-vjeçari këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime në Eredivisie.

Ai është duke u kërkuar nga Chelsea, Milan, Manchester City, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Ajax për ta lënë të lirë yllin e saj të ri kërkon 25 milionë euro. /Telegrafi/