LAJMI I FUNDIT:

Gamers8 shpall çmimin prej 5 milionë dollarësh për organizatat më të mira të eSports

Gamers8 shpall çmimin prej 5 milionë dollarësh për organizatat më të mira të eSports

Organizatorët e festivalit Gamers8 kanë njoftuar se do të ofrojnë 5 milionë dollarë për organizatat më të mira të eSports në këtë ngjarje.

Festivali Gamers8 do të zhvillohet nga 6 korriku deri më 31 gusht në Arabinë Saudite.


Mbi 30 milionë dollarë do t’u shpërndahen skuadrave dhe lojtarëve më të mirë të turneve të Gamers8, duke shfaqur tituj si, R1, Fortnite, CS:GO dhe PUBG.

Me një grup çmimesh prej 15 milionë dollarësh, turneu Dota 2, i quajtur Riyadh Masters, do ta ketë shpërblimin më të madh.

Gjithashtu gjatë festivalit Gamers8 , organizatat e eSports do të fitojnë pikë të renditjes bazuar në rezultatet në turne të lojtarëve të tyre dhe ekipeve.

Në fund të ngjarjes, organizata me më shumë pikë në renditjen e përgjithshme do të fitojë 1.5 milion dollarë.