LAJMI I FUNDIT:

Galliani i lumtur me formën e mirë të Milanit, e pranon se ndihet i befasuar nga Gattuso

Galliani i lumtur me formën e mirë të Milanit, e pranon se ndihet i befasuar nga Gattuso
Adriano Galliani (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Adriano Galliani është i lumtur me formën e Milanit dhe i vjen mirë që në krye të klubit tani janë njerëzit që duan kuqezinjtë.

Italiani e pranon se është befasuar nga rezultatet e mira të trajnerit Gennaro Gattuso dhe shpreson që Rossonerët së bashku me Interin të kualifikohen për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.


“Gattuso? Për mua është më të vërtetë një befasi e madhe”, ka thënë Galliani për Radio Anch’io Sport.

Gennaro Gattuso duke e këshilluar Hakan Calhanoglu gjatë ndeshjes Milan-SPAL në Giuseppe Meazza (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Karakteri i tij më bëri të mendoj se ai vështirë se do të bëhej trajner, por ai është treguar fantastik. Lojtarët po e ndjekin dhe rezultat po vijnë”.

“Pronarët e rinj meritojnë merita të mëdha, po ashtu Leonardo dhe Maldini. Më në fund Milani i takon milanistëve prapë”.

“Paqueta? Më pëlqeu shumë. E uroj Leonardon pasi me atë dhe Piatekin ka bërë një ndryshim. Asnjë ekip në Evropë nuk është forcuar aq shumë sa Milani”.

Krzysztof Piatek duke festuar golin e tij të dytë ndaj Napolit me Lucas Paquettan (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Stadiumi i përbashkët mes Interit dhe Milani? Mendoj se bashkëpunimi në mes dy ekipeve mund të jetë një situatë ideale”.

“Derbi? Unë nuk humbi asnjë ndeshje të Milanit, pra mendoj se do ta shikoj edhe këtë ndeshje. Milanistët janë rikthyer mbi romakët. Shpresoj që Milani dhe Interi të kualifikohen në Ligën e Kampionëve”.

Në fund shefi ekzekutiv i Monzas në Serie C u pyet edhe për situatën e Mauro Icardit te Interit: “Marotta është një drejtor i madh, pra nuk do ta komentoj”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori