LAJMI I FUNDIT:

Gaboi në finalen e Copa Libertadores, argjentinasi 24-vjeçar mendon të pensionohet (Video)

Gaboi në finalen e Copa Libertadores, argjentinasi 24-vjeçar mendon të pensionohet (Video)

Jose Luis Gomez, mbrojtësi kombëtares së Argjentinës dhe skuadrës Lanus, po mendon të largohet nga futbolli i luajtur pas një gabimi në një finale.

Mbrojtësi i Lanusit, Jose Luis Gomez po konsideron daljen në pension pas gabimit të tij në pjesën e dytë të finales së Copa Libertadores që çoi në një gol të Gremios.


Me ndeshjen ende të hapur, Gomez u përpoq të kontrollonte topin në vijën e mesit por gaboi, dhe sulmuesi Fernandinho më pas e shfrytëzoi rastin duke shënuar.

Jose Luis Gomez duke vajtuar pas humbjes së finales!

Lanus vazhdoi të humbasë 2-1 në atë mbrëmje dhe 3-1 në total, dhe Gomez tani po mendon të pensionohet nga karriera e tij, në moshën 24-vjeçare.

“Unë jam duke menduar për ta lënë futbollin”, ka thënë fillimisht Gomez për TyC Sports, nëpërmjet Ole.

“Jam i lënduar, ndihem keq. Ky ishte një gabim që nuk duhej ta bëja, do të mendoj për këtë, unë jam një djalë, por kjo nuk duhet të ndodhë, ndihem fajtor”.

Jose Luis Gomez gjatë një dueli me Felipe Luis në ndeshjen Argjentinë-Brazil (Getty Images)

“Nuk kam pasur një natë të mirë, dua të kërkoj falje për të gjithë tifozët e Lanusit. Tifozët meritonin të ishin kampionë, por për shkak të një gabimi timin, loja u hap”, përfundoi mbrojtësi argjentinas.

Ndryshe, Gomez është edhe lojtar që ftohet kohë pas kohe nga Kombëtarja e Argjentinës, dhe ka luajtur më parë edhe për skuadrën Racing Club. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori