Rosalia Romaniec
Kaq ishte takimi i nivelit të lartë në Elmau, suksesin e të cilit e pati marrë përsipër Gjermania. Megjithatë, kur mendon se bota është duke u organizuar nga e para, disa gjëra u arritën. Më në fund hapet seria e vlerave perëndimore për demokracitë që mundohen në Jugun e globit.
Kësaj here nuk u ftuan partnerët e sprovuar që vijnë nga shumë larg, në tavolinë; kësaj herë u ulën ata që së shpejti mund të humbasin duke kaluar tek autokratët e kësaj bote; u ulën para së gjithash lojtarët globalë India dhe Indonezia, por edhe Afrika e Jugut, Senegali dhe Argjentina. Çfarë do të sjellë e ardhmja për këto vende nuk është e qartë, megjithatë disa hapa u hodhën në drejtimin e duhur.
Edhe investimet e mëdha, që Grupi G7 planifikon t’i bëjë vitin e ardhshëm për infrastrukturën e vendeve në zhvillim dhe atyre që presin të bëhen vende të zhvilluara, dërgojnë një sinjal pozitiv. 600 miliardë dollarët për vendet në zhvillim duhet të paraqesin një ofertë alternative kundrejt ofertave dominante të ofruara nga Kina.
Ky proces nuk tregon aq shumë zemërgjerësinë e Perëndimit sa tregon nevojën e tij urgjente. Demokracitë e pasura duhet së pari të krijojnë besueshmëri tek vendet postkoloniale të Afrikës dhe Azisë. Por, e bëjnë këtë “minutën e fundit”. Sidoqoftë, Perëndimi e ka kuptuar se vendet e Jugut global janë orientuar prej kohësh në drejtime të tjera, nganjëherë edhe në drejtim të autokratëve.
Kjo tregohet qartë në temën e Rusisë: Disa pjesëmarrës u habitën kur panë sa e vështirë është të bindësh disa vende të Jugut global për përgjegjësinë që ka Rusia në krizën aktuale të urisë. Propaganda ruse ishte sërish e shpejtë në kthimin e Perëndimit në kokë turku, sepse vendosi sanksione kundër Rusisë. 4,5 miliardë dollarët që G7 ka premtuar për t’ i dhënë në luftën kundër urisë, janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë për të neutralizuar në nivele të ndryshme përpjekjet destabilizuese të Moskës.
Lufta në Ukrainë i lë në kthesë të gjitha temat. Kështu u vendosën sanksione të tjera kundër Rusisë dhe u premtuan për këtë vit 30 miliardë euro ndihma financiare për Ukrainën. Në deklaratën përfundimtare të takimit në Kështjellën Elmau thuhet se Ukraina do marrë mbështetje sa të ketë nevojë. Për herë parë komuniteti ndërkombëtar flet qartë për atë që pritet të ndodhë pas luftës. G7 njoftoi një “Plan Marrshall” për rindërtimin e Ukrainës.
Kjo tingëllon qetësuese momentin e parë, por pjesa më e madhe e ukrainasve pyesin çfarë u sjell një perspektivë e mirë, kur lufta nuk ka marrë fund ende, për të mos thënë se nuk dihet se kush do ta fitojë? Edhe nëse ajo çka është vendosur është e rëndësishme, Ukraina do të ndihmohej më mirë nëse bëhej mbulimi i çmimit të naftës dhe gazit, nëse zgjerohej më shumë embargo e arit dhe nëse jepeshin më shumë armë.
Se pas perspektivave për të cilat flitet fshihen pak gjëra konkrete, e tregon kancelari gjerman në konferencën për shtyp. Në deklaratën përfundimtare të G7 flitet për “angazhime afatgjata sigurie” për Ukrainën pas luftës. Edhe kjo tingëllon bukur, por unë i kërkova kancelarit gjerman a mund të konkretizojë çfarë do të thotë “angazhime sigurie”. Qeshi me ironi dhe tha: “Po, po. Mundem. Kjo është përgjigjia ime.” Por nuk e bëri dhe kaloi tek pyetja tjetër.
Pyetja ishte një pyetje serioze që meritonte një përgjigje. Përshtypja se ai vazhdon të mos flasë për Ukrainën, mbeti. Takimi i nivelit të lartë ishte për kancelarin gjerman një lloj prove zjarri në arenën ndërkombëtare. Olaf Scholz mund t’i kishte shfrytëzuar shanset më mirë për të demonstruar forcë udhëheqëse. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës
"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert