LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti Edgar Çani, romantik me të fejuarën italiane: Të dua stilistja ime!

Futbollisti Edgar Çani, romantik me të fejuarën italiane: Të dua stilistja ime!

Edgar Çani ishte padyshim blerja më e bujshme te “Partizani” në merkaton e vitit të kaluar, pasi sulmuesi shtatlartë firmosi në fund të verës 2017 një kontratë dyvjeçare me demat e kuq.

Gjatë gjithë kohës, Çani ishte në shoqërinë e një bruneje, e cila e shoqëroi partnerin në ambientet e klubit kryeqytetas.


Edgar Cani

Duke u nisur nga fakti se sa me përkushtim dhe vëmendje qëndronte ajo pranë partnerit, mediat shqiptare të sportit e etiketuan atë si truproja e 29-vjeçarit. Bëhej fjalë pikërisht për të fejuarën e tij italiane, me të cilën Edgar është i lidhur prej kohësh, e cila quhet Chiara Andromedi.

Futbollisti i njohur, pas famës në Itali, i ka bërë një dedikim publik partneres së tij në “Instagram”, duke e motivuar në karrierën e saj të saponisur si disenjatore e modës.

“Të dua stilistja ime!”, i shkruan ai poshtë albumit të fotove nga mbyllja me sukses e stilatës së saj të parë në Itali. Nuk mungojnë lulet dhe puthjet në buzë që ai i jep italianes brune, e cila e shoqëroi futbollistin në Tiranë, pas kthimit të tij nga Italia.

Tifozët ishin të shumtë në ambientet e klubit të kuq, ku Çani firmosi kontratën me pagë 20 mijë euro në muaj, duke u bërë futbollisti më i paguar i Superligës. Lojtari i të kuqve vendosi një rekord në historinë e futbollit shqiptar, duke qenë se firmosi një pagë prej 20 mijë eurosh në muaj, që e renditi ndër milionerët e club-eve. Por nuk vonoi shumë dhe historia e tij me pagën u shndërrua në një televonelë, duke qenë se ai e kërkoi vetë uljen e pagës në dhjetor 2017. /Panorama/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori