Arsenali ka pësuar humbje të papritur në kuadër të xhiros së 32 të Ligës Premier.

Gunnersat janë mposhtur në stadiumin ‘Selhurst Park” prej Crystal Palace me rezultat të pastër 3:0.


Futbollistët e trajnerit Sam Allardyce shfaqen një ndeshje fantastike, ndërsa të Arsene Wenger dukeshin si hije në fushë, transmeton Telegrafi.

Andros Townsend shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes së Gunners dhe në minutën e 17 realizoi gol nga afërsia.

Në vazhdim të ndeshjes më nuk pati raste që ia vlen të theksohet se ky 45 minutshi përfundoi me epërsi minimale të Palace.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy gola, kur pritej që ‘Topçinjtë’ të përmbysin rezultatin.

Fillimisht, mesfushori francez në minutën e 63 të ndeshjes me një super gol i dha goditjen e dytë Arsenalit.

Por, kjo nuk ishte e tëra pasi që skuadra e Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës pësoi edhe një gol.

Vetëm pesë minuta pasi pësoi golin e dytë, portieri i Arsenalit, Martinez shkaktoi penalti duke ndërhyrë në mënyrë të palejuar kundër Townsend.

Luka Milivojevic u tregua i saktë prej pikës së bardhë në minutën 68 të takimit.

Në vazhdim të takimit më nuk kishte gola dhe kështu, takimi përfundoi 3:0 për Palace.

Pas kësaj, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze, përkatësisht ka shtatë pikë më pak se ekipi i vendit të katërt Manchester City, e cila dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app