LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët më të rinj që kanë debutuar në La Liga – Nga Sanson te Luka Romero

Futbollistët më të rinj që kanë debutuar në La Liga – Nga Sanson te Luka Romero

Me 15 vjet e 255 ditë, adoleshenti Luka Romero, i cili debutoi në minutat e fundit të lojës së La Ligës që Real Madrid mundi Mallorcan me rezultat 2-0, u bë lojtari më i ri që debutoi në Kategorinë e Parë në futbollin spanjoll.

“Messi Meksikan” ka arritur të thyej një rekord të mbajtur për plot 80 vite, duke u bërë lojtari më i ri që debuton në La Liga.

Romero arriti ta mposht për 36 ditë lojtarin e njohur si Sanson, i cili debutoi me Celta Vigon në sezonin 1939/1940.

Luka Romero thyen rekordin 80-vjeçar në La Liga, bëhet lojtari më i ri që debuton
Lexo po ashtu Luka Romero thyen rekordin 80-vjeçar në La Liga, bëhet lojtari më i ri që debuton

Pas debutimit në La Liga, Romero ka reguar në rrjetet sociale, duke zbuluar lumturinë e tij.

“Ishte një moment i paharrueshëm. Faleminderit për të gjithë stafin stërvitor dhe Mallorcan që më dhanë këtë mundësi. Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë. Ishte turp të humbasësh, por ne vazhdojmë të besojmë”, ka shkruar Romero në Twitter.

Futbollistët më të rinj që kanë debutuar në La Liga:

1.Luka Romero, Mallorca (2020/2021) – 15 vjet 219 ditë

2.Sanson, Celta de Vigo (1939/40) – 15 vjet e 255 ditë

Ai debutoi sezonin 39/40 me Celta Vigon me 15 vjet dhe 255 ditë dhe luajti sezonin e tij të fundit në kampionatin elitar në vitin 1955. Pasi luajti për klubin olimpik, ai mbrojti ngjyrat e Gijon dhe Oviedo. Në Primera ai luajti 167 ndeshje.

3.Irastorza, Real Sociedad (1933-34) – 15 vjet dhe 288 ditë

Ai u paraqit për Real Sociedadin në vitin 1942 me vetëm 15 vjet dhe 288 ditë, megjithëse ai ka luajtur vetëm 30 ndeshje në Kategorinë e Parë. Ai gjithashtu luajti për Osasunan

4.Oscar Ramon Pellicer, Zaragoza (1984/85) – 15 vjet dhe 289 ditë

Ai debutoi me Zaragozan me 15 vjet dhe 289 ditë duke luajtur kundër Barcelonës. Ai u thirr nga ekipi i parë në vitit 1984 në ndeshjen e Zaragozas në Camp Nou. Më vonë ai ishte aktiv në Atletico Madrileno, Talavera, Fuenlabrada dhe Rayo Majadahonda. Ai më vonë ishte një trajner basketbolli në shkollën Jesus Maestro në Madrid.

5.Kubala II, Espanyol (1964-65) – 16 vjet dhe 83 ditë

Branislav Kubala Davcix luajti dy ndeshje për Espanyolin në sezonin 1964/1965, duke debutuar me 16 vjet dhe 83 ditë.

6.Fabrice, Malaga (2012/13) – 16 vjet e 98 ditë

Fabrice Olinga Essono debutoi me 16 vjet dhe 98 ditë me Malagan, në një ndeshje të sezonit 2012-2013 kundër Celta Vigos në të cilën ai shënoi një gol 25 minuta pasi u hodh në fushë (duke u bërë lojtari më i ri që shënoi gol në historinë e Ligës Spanjolle). Ai u largua nga Malaga në vitin 2014 për të luajtur për Apollon Limassol, SV Zulte Waregem, UC Sampdoria, FC Viitorul dhe Mouscron.

7.Puche II, Elche (1988/89) – 16 vjet dhe 124 ditë

Antoni Puche Vicente, Puche II, debutoi me Elche në Primera me 16 vjet dhe 124 ditë, megjithëse ai kurrë nuk arriti të vendoset në Primera. Ai luajti vetëm gjashtë ndeshje në kategorinë më të lartë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori