LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët më inteligjent: Chiellini e Tomori me diploma në ekonomi, Lukaku poliglot, Mata gazetar, Johnson matematicient

Futbollistët më inteligjent: Chiellini e Tomori me diploma në ekonomi, Lukaku poliglot, Mata gazetar, Johnson matematicient

Ka disa futbollistë që janë me të vërtet të mençur, që përveç profesionit të futbollistit, kanë vazhduar edhe shkollimin.   

Për shumë vite me radhe, futbollistët janë kontestuar për inteligjencën e tyre, por në këtë rast kjo nuk vihet në pikëpyetje.


Shumë prej tyre e kanë përdorur trurin, duke kryer shkollim dhe kanë perceptim tjetër se çfarë do të bëjnë me jetën e tyre pasi ta lënë futbollin.

Merrni për shembull yllin e Chelseat, Fikayo Tomori , i cili në fillim të këtij viti foli për studime dhe për një diplomë në administrimit të biznesit, ndërsa ishte ftuar nga Anglia.

“Futbolli nuk do të vazhdojë përgjithmonë”, kishte thënë ai me mençuri në një konferencë për shtyp.

“Kur dal në pension ose, Zot na ruajt nga dëmtimet, atëherë kam diçka me çka të punoj”.

Dhe ai nuk është i vetmi që ka menduar për një jetë pas futbollit.

SunSport ua sjell disa nga futbollistët që kanë menduar se çfarëdo të bëjnë pas futbollit.

JUAN MATA

Jo vetëm që është një djalë i gjithanshëm dhe njihet për bamirësi, por është gjithashtu super i zgjuar. Spanjolli ka studiuar gazetari në Universidad Politecnica në Madrid.

Po ashtu gjatë kësaj kohe sa është në Old Trafford, ai e ka kryer edhe drejtimin shkenca sportive dhe financa.

ANDREY ARSHAVIN

Nëse nuk do të ishte futbollist, moda do të ishte vendi ku Arshavin do ta tregonte vetën.

Rus u diplomua në Universitetin Shtetëror të Teknologjisë në St Petersburg.

Ai ka studiuar për teknologjinë e veshjeve dhe tani ka lëshuar gamën e tij të veshjeve në Rusi.

SIMON MIGNOLET

Ai nuk është vetëm portier i talentuar. Belgu ka kafene në vendin e tij të lindjes, kështu që ai e ka një vend kur karriera e tij të përfundojë.

Por, Mignolet ka edhe shkollë të kryer për drejtësi dhe shkencat politike.

FRANK LAMPARD

Legjenda e Chelsea raportohet se shënoi mori 150 pikë në një test të IQ.

Ky rezultat do të thoshte që Lamp është ndër 0,1 për qind e popullatës në botë që kanë këtë nivel të mençurisë.

GIORGIO CHIELLINI

Mbrojtësi i Juventusit nuk është aq shumë brutal sa mendoni.

Chiellini ishte i mirë edhe në shkollë të mesme, duke i kaluar të gjitha provimet e tij me lehtësi.

Ai më vonë shkoi në Universitetin prestigjioz të Torinos, ku u diplomua në Ekonomi.

GLENN JOHNSON

Ish-mbrojtësi i djathtë i Stoke City njihet për ndërrimin e shpeshtë të klubeve sa ishte aktiv.

Në fakt, Johnson është aq i mirë me shifrat sa që u regjistrua në The Open University, duke diplomuar në Matematikë.

ROMELU LUKAKU

Sulmuesi belg ka një aftësi me gjuhët, duke folur deri në gjashtë gjuhë, duke përfshirë anglisht, spanjisht, holandisht, frëngjisht, italisht dhe portugalisht.

Lukaku thuhet gjithashtu se kupton gjermanisht dhe një gjuhë afrikane të lashtë. Ai ka një diplomë në turizëm dhe marrëdhënie me publikun.

EDWIN VAN DER SAAR

Ish portieri holandez i Djajve të Kuq studioi në master për sport dhe menaxhim në Institutin Johan Cruyff.

Pasi u bë një drejtor marketingu te gjigantët holandezë, ai tani është CEO.

SOCRATES

I njohur për shiritin e kokës dhe mjekrën sa ishte në fushë, i ndjeri Sokrates ka qenë edhe mjek.

Ai u diplomua në mjekësi në Faculdade de Medicina de Ribeirão Preto,  sa ishte akoma duke luajtur.

Sokrates gjithashtu shkroi shpesh në gazetat braziliane për gjithçka, nga sporti në politikë, deri në ekonomi.

OLIVER BIERHOFF  

Ish sulmuesi gjerman, i cili shënoi golin e parë të artë në Wembley, është një njeri i zgjuar.

Ai ka një diplomë në ekonomi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori