LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e padëshiruar të Juves ngarkojnë me 68 milionë euro buxhetin

Futbollistët e padëshiruar të Juves ngarkojnë me 68 milionë euro buxhetin
(Foto: Getty Images)

Objektivi kryesor i Juventusit këtë verë është që t’i largojë futbollistët që nuk janë pjesë e projektit, ndërsa i kushtojnë klubit rreth 68 milionë euro.

Bianconerët duhet t’i zvogëlojnë shpenzimet, pasi dënimi me 10 pikë i la jashtë Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Sipas Calcio e Finanza, një pjesë e madhe e shpenzimeve shkojnë te lojtarët që nuk janë pjesë e planeve të trajnerit Massimiliano Allegri, por e kanë të vështirë për të gjetur destinacione të reja.


Arthur Melo sapo është kthyer nga huazimi te Liverpooli (ku thuajse nuk luajti) dhe është nga futbollistët me pagën më të lartë në klub, si dhe kushtoi 72 milionë euro para tre vitesh.

Juventusi kërkon të fitojë 80 milionë euro nga shitjet
Lexo po ashtu Juventusi kërkon të fitojë 80 milionë euro nga shitjet

Weston McKennie (te Leeds United) e Denis Zakaria (te Chelsea) janë lojtarët tjerë që nuk u shkuan mirë huazimet.

Ndërmjet pagave dhe amortizimeve, Calcio e Finanza sqaron se 10 lojtarë të panevojshëm i kushtojnë Juventusit mbi 68 milionë euro nga buxheti i sezonit 2023/2024. (Kjo llogaritet në 33.7 milionë euro në amortizimin dhe 34.3 milionë euro të tjera në pagat bruto).

Këtu përfshihen edhe Alex Sandro, Luca Pellegrini, Marley Ake, Marko Pjaca, Mohamed Ihattaren, Felix Correia e Kaio Jorge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

Ligat tjera
UEFA ndryshoi një rregull të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve dhe anuloi shortin përpara fazës eliminatore

UEFA ndryshoi një rregull të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve dhe anuloi shortin përpara fazës eliminatore

Liga e Kampionëve
Shkëlqimi dhe rënia e Jack Grealish - çmimi i tij bie përtokë, por askush nuk do ta paguajë

Shkëlqimi dhe rënia e Jack Grealish - çmimi i tij bie përtokë, por askush nuk do ta paguajë

Premier League
FIFA dhe Donald Trump marrin një vendim të guximshëm para Kupës së Botës 2026

FIFA dhe Donald Trump marrin një vendim të guximshëm para Kupës së Botës 2026

Ndërkombëtare
Tchouameni zbulon planin që ka Real Madridi për ndeshjen ndaj PSG-së

Tchouameni zbulon planin që ka Real Madridi për ndeshjen ndaj PSG-së

Ndërkombëtare
Blutë s’ndalen – Chelsea siguron finalen me stil, pret PSG-në ose Real Madridin

Blutë s’ndalen – Chelsea siguron finalen me stil, pret PSG-në ose Real Madridin

Ligat tjera
Kalo në kategori