LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e Fiorentinës ia dedikojnë fitoren Astorit, pas ndeshjes të gjithë shtrihen në fushë dhe qajnë (Foto)

Futbollistët e Fiorentinës ia dedikojnë fitoren Astorit, pas ndeshjes të gjithë shtrihen në fushë dhe qajnë (Foto)

Fitorja e Fiorentinës ndaj Benventos i është dedikuar kapitenit të tyre, tashmë të ndjerë, Davide Astori.

Fiorentina ka fituar ndeshjen e javës së 28-të të Serie A ndaj Beneventos me rezultat minimal 1-0.


Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të dhe u shënua me kokë nga zëvendësuesi i Astorit, Vitor Hugo.

Zëvendësuesi i Astorit shënon gol për Fiorentinën, duartrokitje të mëdha nga tifozët pas festës me fanellën e tij (Foto/Video)
Lexo po ashtu Zëvendësuesi i Astorit shënon gol për Fiorentinën, duartrokitje të mëdha nga tifozët pas festës me fanellën e tij (Foto/Video)

Hugo këto gol ia dedikoi ish-bashkëlojtarit dhe kapitenit të tij, duke festuar me një fanellë të tij të duar.

Festa e Hugos në kujtim të Astorit (Getty Images)

Megjithatë, jo vetëm goli, por edhe fitorja iu dedikua ish-mbrojtësi italian, Astori.

Koreografi, ndalet loja në minutën e 13 dhe në lot i gjithë stadiumi: Gjithçka e bukur dhe emocionuese në kujtim të kapitenit Astori (Foto/Video)
Lexo po ashtu Koreografi, ndalet loja në minutën e 13 dhe në lot i gjithë stadiumi: Gjithçka e bukur dhe emocionuese në kujtim të kapitenit Astori (Foto/Video)

Kjo pasi të gjithë futbollistët e Fiorentinës pas ndeshjes u shtrinë në tokë dhe nuk mund t’i ndalnin lotët.

Këta ishin lot gëzimi nga lojtarët pasi arritën të fitojnë dhe t’ia dedikojnë këtë fitore pas gjithë atyre emocioneve pas vdekjes së shokut të tyre.

Futbollistët e Fiorentinës në lot (Getty Images)
Badelj ishte ndër më të emocionuarit pasi mbajti shiritin e kapitenit në këtë ndeshje (Getty Images)

Pamjet e futbollistëve me lot në sy dhe duke falënderuar tifozët nuk dojnë shumë koment. /Telegrafi/