LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët dalin në fushë me fanellën nr 10-të dhe mesazhi emocionues i Napolit për Maradonën: Diego, dashuria jonë e vetme dhe e pamasë, Napoli do të dashurojë përgjithmonë

Futbollistët dalin në fushë me fanellën nr 10-të dhe mesazhi emocionues i Napolit për Maradonën: Diego, dashuria jonë e vetme dhe e pamasë, Napoli do të dashurojë përgjithmonë

Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare duke tronditur botën e futbollit.

Legjenda argjentinase ka pësuar një atak kardiak dhe nuk i ka mbijetuar atij duke ndërruar jetë në Argjentinë.


Maradona ka luajtur për klube shumë të mëdha, si Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla e Newell’s Old Boys.

Sigurisht që famën më të madhe e mori te Napoli, ku kaloi shtatë vite dhe u bë idhull i napolitanëve.

Në 188 ndeshje zyrtare me Napolin, Maradona shënoi 81 gola duke u bërë ikonë në klubin italian.

Me Napolin, Maradona fitoi dy tituj të kampionit italian, një Kupë të Italisë, Kupën e UEFA-s dhe Superkupën e Evropës.

Napoli sot ka luajtur ndaj Rijekas në Ligën e Evropës dhe të gjithë futbollistët kanë zbritur në fushë me fanellën numër 10-të që e mbante Maradona.

Spikeri zyrtar i stadiumit, ka lexuar një mesazh drithërues para fillimit të ndeshjes, duke i bërë të gjithë të pranishmit në stadium me lot në sy, teksa mijëra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumin ‘Sao Paolo’ për ta kujtuar legjendën argjentinase.

“Diego, dashuria e vetme dhe e pamasë. Nëse bota po qan lojtarin më të madh të të gjitha kohëve, Napoli këtë natë feston një bir, një mik, një baba dhe një vëlla”.

“Diego, dashurira e vetme dhe e pamasë. Kampioni, ylli, idhulli, mbreti, gjeniu i papërsëritshëm i universit të kaltër që na ka dhuruar një ëndërr të përjetshme”.

“Faleminderit për emocionet, për gëzimet, për shkëlqimin, për zemrën tënde të pamasë që nuk do të ndalet kurrë së rrahuri. U ngrite edhe një herë nga toka për të hyrë në legjendë”.

“Munde vdekjen për t’iu dorëzuar mitit. Dhe tani, Diego, na merr përsëri me vete në parajsë. Ky është qyteti yt, kjo është shtëpia jote, ky është populli yt, këta janë njerëzit e tu. Diego, dashuria e vetme dhe e pamasë. Napoli do të të dashurojë gjithmonë!”, ishte mesazhi emocionues i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori