LAJMI I FUNDIT:

Futbollistë, aktorë e politikanë – të famshmit që deri më tani janë infektuar me coronavirus

Futbollistë, aktorë e politikanë – të famshmit që deri më tani janë infektuar me coronavirus

Coronavirusi është aktualisht virusi më i diskutuar në glob, për shkak të përhapjes së pakontrollueshme që po ndodh te njerëzit.

Politikanë, yje të sportit ose artit, disa prej tyre patën fatin e keq të përfshihen në testimin pozitiv të virusit aktualisht më të përhapur në botë, COVID-19.


Në vazhdim, ju sjellim disa prej emrave më të njohur ndërkombëtarë që deri më tani janë evidentuar si të infektuar me coronavirus:

Tom Hanks, aktor

Tom Hanks (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Aktori me famë botërore, Tom Hanks, 63 vjeç, u bë i famshmi i parë, së bashku me gruan e tij, që dolën haptazi në publik dhe pranuan diagnozën.

Çifti janë infektuar me coronavirus në Australi, gjatë xhirimeve të një filmi të ri.

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie Gregoire Trudeau

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Gregoire (Foto: Leon Neal/Getty Images/Guliver)

Zyra e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau ka konfirmuar se bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire Trudeau ka dalë pozitive në testin për COVID-19.

Rita Wilson, aktore

Rita Wilson (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Rita Wilson, gruaja e Tom Hanks e cila gjithashtu është aktore me profesion, është po ashtu në listën e të famshmëve të prekur me coronavirus.

Rudy Gobert, yll i NBA

Rudy Gobert (Foto: Christian Petersen/Getty Images/Guliver)

Basketbollisti i njohur Rudy Gobert, 27 vjeç u testua për coronavirus dhe doli pozitiv. Kështu ai bëri që NBA të ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm të pezullimit të sezonit të saj.

Donovan Mitchell, yll i NBA

Donovan Mitchell (Foto: Ronald Martinez/Getty Images/Guliver)

Adrian Wojnarowski i ESPN raportoi të enjten se ylli i basketbollit Donovan Mitchell ishte testuar pozitiv për coronavirus.

Testi pozitiv i Mitchell nuk dihej deri në fillim të së enjtes, ditën e parë të plotë të ndërprerjes së NBA.

Daniele Rugani, ylli i ekipit kombëtar të futbollit italian

Daniele Rugani (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Klubi i futbollit italian Juventus njoftoi të mërkurën, 11 Mars 2020, se mbrojtësi Daniele Rugani u diagnostikua me coronavirus. Rugani, është lojtari i parë në kategorinë më të mirë të futbollit në Itali që doli pozitiv në këto teste, por Juventus theksoi se 25-vjeçari nuk ka simptoma.

Ndeshja e Juventusit kundër Lyon u anulua nga UEFA pas lajmeve. Ishte gjithashtu një lojtar i dytë që rezultoi pozitiv për COVID-19 të enjten, dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Sampdorias, Manolo Gabbiadini.

Mikel Arteta, trajneri kryesor i Arsenalit

Mikel Arteta (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta është i infektuar me coronavirus, duke detyruar klubin të mbyllë kompleksin e tij të stërvitjes dhe ta vendosë të gjithë skuadrën e parë në izolim.

Callum Hudson-Odoi, sulmues i Chelseat

Callum Hudson-Odoi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi anësor i Chelseat, Callum Hudson-Odoi ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, duke bërë që Blutë të miratojnë një mbyllje të pjesshme të ambienteve të tyre stërvitore.

Hudson-Odoi, 19 vjeç, është lojtari i parë i Ligës Premier që konfirmohet se vuan nga virusi, i cili ka shkaktuar mbylljen e ligave në Spanjë , Itali dhe Francë, ndërsa u ngrit si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Massimiliano Varrese do të futet në Big Brother VIP Albania? Olti Curri nxit pritshmëri

Massimiliano Varrese do të futet në Big Brother VIP Albania? Olti Curri nxit pritshmëri

Magazina
Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Kalo në kategori