LAJMI I FUNDIT:

Futbolli turk në zi: Vdes në një aksident trafiku Ahmet Çalik, ish-bashkëlojtari i Vedat Muriqit

Futbolli turk në zi: Vdes në një aksident trafiku Ahmet Çalik, ish-bashkëlojtari i Vedat Muriqit

Futbollisti turk, Ahmet Çalik ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

27-vjeçari, i cili luajti tetë herë për kombëtaren e tij dhe së fundmi luajti për klubin Konyaspor, u përfshi në aksident mëngjesin e së martës në kryeqytetin e Ankarasë.


Calik gjithashtu luajti për gjigantët e Superligës, Galatasaray, pasi kaloi vitet e tij të hershme me Genclerbirligi.

Raportimet nga Turqia thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit në lagjen Hacilar të Golbasit.

Makina e mbrojtësit mësohet se ka dalë jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Nigde para se të përmbysej. Çalik ishte i vetëm në automjet.

Në një deklaratë, Konyaspor tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e futbollistit tonë Ahmet Calik, i cili ka fituar dashurinë e tifozëve tanë dhe qytetit tonë që nga dita e parë që erdhi në Konyaspor”.

“Ngushëllime për të gjithë ne, veçanërisht për familjen e futbollistit tonë Ahmet Çalik”.

Ndërkaq, Federata Turke e Futbollit shtoi: “Me pikëllim të thellë mësuam se Ahmet Calik, futbollist i Ittifak Holding Konyaspor, i cili luante edhe në Kombëtaren tonë, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku”.

“Allahu e mëshiroftë të ndjerin; ngushëllimet tona për familjen, të afërmit e tij, klubin Ittifak Holding Konyaspor dhe komunitetin e futbollit turk”.

Në lidhje me vdekjen tragjike të lojtarit turk ka reaguar edhe Vedat Muriqi, që e kishte edhe bashkëlojtar, derisa ishte i shokuar nga ky lajm: “Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them. Jam i pikëlluar për humbjen e një shoku, kolegu dhe vëllai shumë të mirë, me të cilin kam luftuar për të njëjtën fanellë. U prehtë në qiell vëllai im, je gjithmonë në zemrat tona. Na vjen keq për humbjen tuaj”.

Ish- sulmuesi i Galatasarayt dhe Arsenalit, Lukas Podolski, po ashtu bëri homazhe duke postuar në Twitter: “Më vjen shumë keq që dëgjoj lajmin, jam në shok. Vdekja nuk të shkon vëlla! Vendi juaj qoftë parajsa”.

I njohur për atletizmin dhe mbrojtjen e tij agresive, Calik pati një karrierë mbresëlënëse si në nivel klubesh ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke përfaqësuar Turqinë në Kampionatin UEFA U-19 dhe në Kupën e Botës FIFA U-20 në 2013.

Më 6 nëntor 2015, qendërmbrojtësi u thirr në skuadrën e parë për herë të parë dhe bëri debutimin e tij në barazimin 0–0 të Turqisë me Greqinë .

Calik më pas u përfshi në listën prej 23 lojtarësh të Fatih Terimit për Euro 2016.

Fatkeqësisht, ai nuk bëri asnjë paraqitje të vetme dhe Turqia përfundoi e treta në një grup të vështirë që përfshinte Kroacinë dhe Spanjën, duke mos arritur në fazën eliminatore.

Calik received eight caps for Turkey

Calik shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm ndërkombëtar në një miqësore kundër Moldavisë më 27 mars 2017.

Në atë që rezultoi të ishte e fundit nga tetë paraqitjet e tij, ai dyfishoi epërsinë e Turqisë në minutën e 24-të, ndërsa kombëtarja e tij fitoi 3-1 në Eskisehir. /Telegrafi/