Një maturante shqiptare nga Bujanoci ka zgjedhur të punojë vetë fustanin për mbrëmjen e maturës.

Dhe jo vetëm që punoi fustanin e saj, por maturantja punoi edhe fustanet për nëntë mikesha të saj për këtë mbrëmje.


Ajo quhet Venhare Maliqi dhe u kujdes që t’i japë një dhuratë edhe më të veçantë vetes për këtë mbrëmje po aq të veçantë.

Fustani të cilin ajo e punoi u krijjua prej 2000 gurëve, transmeton Telegrafi.

Ndiqni videon ku ajo shfaqet me fustanin e saj, si dhe foton ku krahas Venhares janë edhe mikeshat e saj që i besuan duke veshur fustanet e krijuara nga ajo. /Telegrafi/

Venhare Maliqi nga Bujanoci, sivjet kishte mbrëmjen e maturës. Por, ajo ua ka qepur fustanet nëntë maturanteve tjera, ndërsa fustani i saj ishte i punuar nga 2000 gurë. Shikojeni videon:

Posted by Telegrafi.com on Saturday, June 13, 2015