LAJMI I FUNDIT:

Fundjavë me super ndeshje, orari i xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë

Fundjavë me super ndeshje, orari i xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë

Elita e futbollit kosovar vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 23-të.

Nga pesë duele sa do të zhvillohen, tre janë paraparë të zhvillohen ditën e shtunë dhe dy të tjera të dielën.


Do të ketë duele tejet interesante si për titullin, Evropën apo edhe luftën për mbijetesë.

Drita dhe Llapi do të takohen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku dy skuadrat në këtë sfidë vijnë pas humbjeve dhe kërkojnë këndelljen.

Sfidë tejet interesante është edhe ajo mes Dukagjinit dhe Gjilanit, pasi të dyja skuadrat kërkojnë daljen në Evropë.

Duel i zjarrtë pritet edhe në Skenderaj, me Drenicën të fundit në tabelë që pret Ferizajn që ndodhet një pozitë më lartë.

Të dielën vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në super derbin Prishtina – Ballkani.

Kryeqytetasit pas fitores në Podujevë synojnë të vazhdojnë me pikë të plota, në anën tjetër Ballkani pas barazimit me Dukagjinit kërkon të rikthehet te fitorja.

Sfida e fundit, por jo nga rëndësia zhvillohet në ‘Riza Lushta’ me Trepçën ’89 që përballet me Malishevën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori