LAJMI I FUNDIT:

Fshati simpatik në Mbretërinë e Bashkuar është “pika e nxehtë” e UFO-ve me “shkencëtarët e NASA-s që tregojnë interes”

Fshati simpatik në Mbretërinë e Bashkuar është “pika e nxehtë” e UFO-ve me “shkencëtarët e NASA-s që tregojnë interes”

Një fshat i vogël në Mbretërinë e Bashkuar është përshkruar si një “pikë e nxehtë e UFO-ve” me “shkencëtarët e NASA-s që tregojnë interes”.

Në Derbyshire Dales, ka shumë fshatra të vegjël të çuditshëm që mburren me vila të mrekullueshme, bare shtëpiake dhe dhoma çaji mikpritëse, dhe fshati Bonsall nuk është ndryshe. Fshati është i rrethuar nga peizazhe të bukura dhe disa do të pretendojnë se ky fshat është një vend i pamundur për “një pikë të nxehtë UFO-sh”.


Megjithatë, Manchester Evening News raporton se ndryshe nga fshatrat përreth, Bonsall ka qenë objekt i interesit nga Hollywood dhe NASA në lidhje me ngjarjet jashtëtokësore, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Një ish-pronar i një lokali fshati madje i çonte turistët në malet e afërta në ‘turet e UFO-ve’ për të eksploruar zonën për jashtëtokësorët. Në vitin 2001, një amvise nga Bonsall e quajtur Sharon Rowlands thuhet se i shiti filmimet që ajo kishte kapur të një disk fluturues për afro 22,800 euro (20,000 funte) tek një producent hollivudian.

Zyrtarët e NASA raportohet se kanë kërkuar që t’i ekzaminojnë filmimet për shkak se ata besojnë se aty shfaqej një lloj i njëjtë i një fluturake imazhi i të cilës ishte kapur nga kamerat e agjencisë hapësinore në fillim të vitit 1996 gjatë misionit STS-75 Columbia Space Shuttle.

Përveç pamjeve të “UFO-ve” të zonjës Rowland, në vitet 2000 në këtë fshat ishin raportuar 19 pamje të kapura të UFO-ve. Një grua raportoi se kishte parë një “top zjarri” në qiell, një tjetër “dy drita të mëdha, të ndritshme” dhe një burrë duke ecur me qenin e tij dëshmoi një “shkëlqim rozë, në formë vertikale si një kuti këpucësh”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori