LAJMI I FUNDIT:

Fruta deti të përziera

Fruta deti të përziera

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:


* 1/2 kg fruta deti të përziera,
* 1 qepë,
* 1 karrotë,
* 1 rrënjë ose degë selinoje,
* 1/2 kungulleshkë,
* 1 spec,
* 5 lugë vaj ulliri,
* 1/2 gotë verë e bardhë, disa fletë borziloku, kopër ose majdanoz, lëng limoni, kripë, piper.

Pilafi:

* 1 gotë oriz
* 2 gota ujë
* 1 lugë gjalpë
* kripë

Qepa e grirë hollë, karrota, speci, kungulleshka e selinoja të prera në rrathë, fërgohen në vaj ulliri 5 min. Shtohet pak supë dhe ziejnë 10 min. Hidhen frutat e detit, hudhra e shtypur, mëlmesat, vera, majdanozi dhe të gjitha zihen së bashku edhe 25 min. gjersa të shterret pak dhe të trashet lëngu. Spërkatet me lëng limoni dhe shërbehet e nxehtë e zbukuruar me fletë borziloku./Telegrafi/