LAJMI I FUNDIT:

​Frikë nga rriqrat dhe COVID-19, Malisheva pret ndihmë më të madhe nga qeveria

​Frikë nga rriqrat dhe COVID-19, Malisheva pret ndihmë më të madhe nga qeveria

Komuna e Malishevës, është ndër komunat me numrin më të madh të të prekurve me COVID-19, pavarësisht se raste aktive është vetëm një, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 77 prej tyre 75 të shëruar dhe një rast vdekje, prandaj rreziku është prezent.

Krahas kësaj kjo komunë po përballet edhe me pickimin e rriqrave. Në lidhje me këtë çështje ka përfunduar spërkatja në 10 fshatra të kësaj komune, derisa pritet të vazhdohet edhe me fshatra të tjerë.


Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, po vlerëson se situata në këtë komunë nuk është aspak e mirë, prandaj ai kërkoi nga niveli qendror ta ketë parasysh faktin që rreziku vjen nga të dyja anët.

“Ende nuk jemi jashtë pandemisë, rreziku ende ekziston, kemi pasur 77 të infektuar prej tyre 75 i kemi të shëruar plotësisht, një raste vdekje fatkeqësisht dhe e kemi një rast pranë shërimit, besoj që Malisheva ka dalë mirë në këtë situatë mbas të gjithë një kujdesi dhe angazhimi të madh që e kemi pas, si kuvend komunal besoj që e kemi përballuar mirë”, tha ai.

Begaj u shpreh se procesi i dezinsektimit në asgjësimin e rriqrave do të vazhdojë pas një ndërprerje për shkak të motit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi për qindra raste të thumbimit të rriqrave, mirëpo fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë të infektuar.

Begaj tha se po tregohen të kujdesshëm duke marrë të gjitha masat.

“Jemi duke u marrë edhe me spërkatjen e rriqrave, ethe hemorragjike fatmirësisht që 7 vite gati nuk kemi pasur të infektuar, megjithatë gjithë herë jemi pranë kujdesit, për arsye se ne kemi kaluar, në 10 fshatra janë kryer spërkatjet, për arsye të kohës dhe të shirave e kemi ndërprerë dhe vazhdon procesi i spërkatjes në fshatra tjera. Është një frik për faktin se dimri i kaluar ka qenë shumë i butë, kujdesi jonë është maksimal, kërkojmë që edhe niveli qendror ta ketë parasysh situatën që ta ndihmojë, besoj edhe në rastet ekonomike dhe etheve hemorragjike, duhet të kenë një kujdes të shtuar për Malishevën”, deklaroi ai.

I pari i Malishevës, theksoi se ekonomia në komunën që ai udhëheq është shumë e rënduar.

Madje, në këtë komunë është ngritur edhe një komision për vlerësimin e dëmeve që pritet të publikohet më vonë.

“Për çështjen ekonomike nuk jemi në gjendje si komunë ta përballojmë vetë për arsye se të gjitha ato biznese që kanë pushuar që 3 muaj, do të kenë pasoja ekonomike. Ne kemi formuar një komision për ta bërë një analizë të humbjeve në ekonomi, sa i kemi pasur ende nuk e kemi një vlerësim detal megjithatë Malisheva si i gjithë vendi do të ketë pasoja ekonomike”, tha Begaj.

Ai shtoi se niveli qendror duhet të hartojë një program për komunat më të dëmtuara të cilat kërkojnë përkrahje më të madhe.

“Kemi pasur kërkesa në vazhdimësi, megjithatë kërkesat decidive, në nivelin ekonomik sa me na përkrah jo, ata duhet të bëjnë programin se sa mund t’i përkrahin komunat dhe atë që kanë qenë më shumë të lënduara duhet të kenë një përkrahje më të madhe”, tha ai./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori