Paul Pogba e hapi serinë e golave duke shënuar me kokë (15’) pas një harkimi të saktë të Mathieu Valbuenas, ndërsa ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë, Olivier Giroud e dyfishoi epërsinë me një gjysmë-vole (51’).


francnorvegji

Porsa hyri në lojë, Loic Remy u regjistrua në listën e golashënuesve (67’). Asistimi ishte i Mathieu Debuchy.

Giroud realizoi edhe golin e dytë personal (69’) që erdhi pas një tjetër harkimi të mirë të Valbuenas.

Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e Norvegjisë, Valon Berisha, u inkuadrua në minutën e 72-të të këtij takimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app