LAJMI I FUNDIT:

Franca pritet të ‘bllokohet’ nga grevat që do të fillojnë nesër

Franca pritet të ‘bllokohet’ nga grevat që do të fillojnë nesër

Sindikatat Franceze kërkuan të premten që greva kundër një reforme të diskutueshme të pensioneve të vazhdojë pasi ditët e bisedimeve me qeverinë nuk arritën të prodhojnë ndonjë përparim.

Bisedimet midis qeverisë dhe sindikatave rifilluan më 7 janar pas një pushimi gjatë festive të fundvitit, transmeton Telegrafi.


Por pavarësisht se Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për “kompromise të shpejta” në fjalimin e tij të Vitit të Ri, nuk u gjet asnjë marrëveshje.

Francois Hommeril, presidenti i sindikatës CFE-CGC u tha gazetarëve pas takimit të tij me kryeministrin Edouard Philippe se greva është “e detyruar të vazhdojë” dhe se një “seri mobilizimesh” të planifikuara për të shtunën dhe javën e ardhshme do të vazhdojnë tutje.

“Ne jemi ende kundër kësaj reforme ashtu siç na është prezantuar. Është një reformë e padobishme, një reformë e rrezikshme”, vazhdoi ai, duke bërë thirrje që qeveria ta heqë atë tërësisht.

Kryeministri përshkroi raundin e fundit të bisedimeve si “shumë konstruktive”, dhe tha se “ishte arritur progres i mirë në kërkim të një kompromisi”. Ai shtoi se do të paraqiste “propozime konkrete” të shtunën. /Telegrafi/